TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ku do të mbahen zgjedhjet e 21 prillit pas refuzimit të drejtorëve të shkollave në veri për lirim e hapësirave për zgjedhje?

Nga 43 shkolla në veri të vendit, vetëm 10 prej tyre do të shfrytëzohen si qendra votimi, pasi drejtorët e 33 shkollave kanë refuzuar t’i lirojnë këto hapësira për mbajtjen e procesit zgjedhor. Në anën tjetër po bëhen përpjekje për gjetjen e qendrave alternative.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ku do të mbahen zgjedhjet e 21 prillit pas refuzimit të drejtorëve të shkollave në veri për lirim e hapësirave për zgjedhje?

Kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbajtjen e votimeve për largimin apo jo të kryetarëve veriorë, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka definuar se cilat hapësira do të jenë qendra votimi.

Kjo pas refuzimit të 33 drejtorëve të shkollave në veri që të bashkëpunojnë me Kuvendet Komunale Zgjedhore për lirimin e këtyre hapësirave për zgjedhje.

Por në vend të shkollave, janë duke u bërë përpjekje që të gjinden qendra alternative për realizimin e këtij procesi zgjedhor.

“Objekti i bardhë mbrapa meje do të jetë potencialisht qendër votimi në vend të shkollës teknike për zgjedhjet e 21 prillit, televizioni mëson së për shfrytëzimin e këtij objekti, KQZ- ja do ta paguajë biznesin në fjalë.”

Nexhat Uglanini, kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka treguar arsyetimet që kanë pranuar nga drejtorët e shkollave për refuzimin e tyre.

“Ka ardh një përgjigje negative nga drejtoritë e shkollave në pjesën veriore, ata nuk kanë refuzu, por është përgjigjja që kanë disa lojna aktivitete për fëmijë disa lojna tradicionale.”

Uglanini ka treguar edhe për objektet alternative që do të shfrytëzohen.

“Sipas informatave që kam, sepse KKZ është në kuadër të komunës, kanë gjetë mënyrën edhe objektet alternative si fakulteti IBCM dhe një objekt në lagjen e Boshnjakëve”, ka deklaruar ai.

Por eksperti i sigurisë, Arben Dashevci pret që këtë herë komuniteti serb mos t’i bindet presionit të Listës Serbe për bojkotim të zgjedhjeve.

“Pritshmëritë e mija janë më pozitive se në zgjedhjet e fundit sepse qytetarët e RKS respektivisht komuniteti serb e kanë pa se kush është çelësi i problemit, pra qytetarët ndihen të relaksuar dhe sipas të gjitha gjasave situata do të jetë më e relaksuar në aspektin e sigurisë.”

Në Leposaviq nga 18 qendra të votimit 3 janë të qasshme; Në Zubin Potok nga 12 qendra të votimit, 2 janë të qasshme; Në Zveçan, nga 6 qendra të votimit 2 janë qasshme kurse në Mitrovicë të Veriut nga 7 qendra të votimit 3 janë të qasshme.

Teksti nga gazetarja: Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër të vdekur në Maqedoni nga aksidenti tragjik mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës

Katër të vdekur në Maqedoni nga aksidenti tragjik mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Të dielën mblidhet AAK-ja, e mban Kuvendin e Përgjithshëm

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Homazhe në Burgun e Dubravës për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria në detyrë e Kosovës mblidhet sot

Moti sot në Kosovë

Parashikim i motit për sot

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën