TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kthimi në shkolla në veri vihet në pikëpyetje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kthimi në shkolla në veri vihet në pikëpyetje

Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të ulen në bankat shkollore ose do të ndjekin mësimet online.

Ata e vlerësojnë situatën si “komplekse” dhe thanë për REL se ende janë në pritje të udhëzimeve nga autoritetet.

Institucionet arsimore në komunitetin serb në Kosovë punojnë sipas sistemit të Serbisë. Mësimi në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u ndërpre në fund të majit, kur u rritën tensionet pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Institucionet përgjegjëse serbe për arsim nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me shqetësimet e prindërve për pasigurinë rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Cilat janë shqetësimet e prindërve?

Marina nga Leposaviqi ka një djalë që më 1 shtator duhet të fillojë klasën e parë. Ajo shpreh shqetësimin që në vend se djali i saj të shkojë në shkollë, ai do ta takojë mësuesen dhe shokët e tij përmes kompjuterit.

“Jam shumë e shqetësuar, nuk është aspak e qartë se si ai [djali i saj] do të mësojë materialet mësimore nga interneti. Vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Marina.

Megjithatë, Marija nga Leposaviqi shpreson që fëmijët të nisin vitin e ri shkollor në shkolla.

“Unë kam tre fëmijë që shkojnë në shkollë, shumica e mësimit të tyre ka qenë online ose nuk kanë shkuar fare në shkollë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, tha ajo.

Edhe Dragani nga Mitrovica e Veriut nuk e përkrah idenë që fëmijët të mos shkojnë në shkollë nga 1 shtatori, por thekson se është i shqetësuar për praninë e madhe të policisë dhe për pasigurinë, sa i përket situatës së sigurisë.

“Sa i përket këndvështrimit të prindërve, askujt nuk i intereson se kur fëmijët e tyre duhet të shkojnë në shkollë”, thotë ai.

Maja nga Zveçani thekson se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, por vetëm nëse njësitë speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga veriu.

“Kam një fëmijë që do të nisë vitin e parë në gjimnaz, imagjinojeni ta nisë online. Unë kam tre fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund t’iu përkushtohem të gjithëve. Andaj mendoj se më së miri do të ishte që policia të tërhiqej dhe fëmijët të shkonin në shkollë”, thotë Maja për Radion Evropa e Lirë.

Pse është i pasigurt fillimi i vitit të ri shkollor?

Nisja e mësimit në shkollat në veri të Kosovës më 1 shtator është i pasigurt, pasi në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, institucionet arsimore janë të vendosura afër objekteve komunale, ku ndodhet edhe Policia e Kosovës. Përballë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it – misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – të cilët kujdesen për sigurinë në veri që nga fundi i muajit maj.

Kurti: Zvogëlim i prezencës policore vetëm rreth ndërtesave komunale në veri

Serbët në veri të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale në prill, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Kryetarët e rinj nuk pranohen nga popullata lokale, të cilët prej fundit të majit po protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Tensionet u përshkallëzuan më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Në atë rast pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Një nga arsyet e protestave të përditshme është fakti se deri më tani në ato objekte kanë funksionuar komunat paralele serbe. Vetëm në Mitrovicë të Veriut ka një ndërtesë të posaçme komunale që funksionon në bazë të sistemit të Kosovës dhe për këtë arsye atje nuk ka pasur protesta.

Praktikat e mëhershme të ndërprerjes së mësimit

Përveç në muajin maj, mësimi në komunat në veri të Kosovës ishte ndërprerë edhe më 12 dhjetor të vitit 2022 për shkak të “situatës së përkeqësuar të sigurisë”.

Ndërprerja u bë pasi dy ditë më herët ishte arrestuar ish-polici serb i Kosovës, Dejan Pantiq.

Arrestimi i Pantiqit nxiti serbët të ngrinin barrikada në të cilat morën pjesë kryesisht punonjësit e institucioneve serbe, përfshirë edhe ata të arsimit. Nga barrikadat, profesorët mbajtën mësim online për gjimnazistët.

Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në veri kanë marrë pjesë në protestat e fundit para komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ata, përmes performancave të ndryshme, kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve.

Redaksia i është drejtuar Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet arsimore në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kjo ministri u pyet se nga çfarë varet fillimi i vitit të ri shkollor në veri dhe pse prindërit ende nuk janë informuar.

As nga Ministria serbe e Arsimit e as departamenti për edukim për Kosovën në këtë institucion, nuk i janë përgjigjur pyetjeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën