TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Të gjendet një zgjidhje për nënkryetarët e Kuvendit, PDK dhe LDK të marrin pjesë në seancë

by Tëvë1
41 minuta ago
2
A A
Kryeziu: Serbia po kryen agresion juridik ndërkombëtar ndaj Kosovës

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje për nënkryetarët e Kuvendit, në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit.

Në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress, Kryeziu ka kërkuar pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancën e së dielës, duke thënë se pa kandidatët e tyre nuk mund të funksionojë Kuvendi.

Sipas tij, as LVV-ja nuk mund t’i imponojë kandidatët për nënkryetarë të partive të tjera.

“Jo, nuk ka të drejtë, domethënë, se partitë politike përcaktojnë kandidatin e vet, që e konsiderojnë që ka performancë dhe përfaqëson mirë subjektin e vet. Kështu që nuk kanë të drejtë në parim… Dalja nga ky ngërç është vetëm: duhet të ulen subjektet politike, të jenë serioze dhe të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, të krijojnë konsensus dhe kompromise dhe me konstituu parlamentin. Përndryshe, nuk ka dalje në këtë formë… (arsyetimet e LVV-së). 06:06 Këto janë deklarime politike dhe të cilat prodhojnë efekte negative, kështu që duhet me kompromise në këtë drejtim, sepse e ka propozu një subjekt relevant edhe ai duhet të kalojë…  (PDK) Duhet me marrë pjesë, nëse nuk marrin pjesë, nuk mund të konstituohet parlamenti. A e keni parasysh, domethënë, nëse nuk ka kandidatë, për shembull PDK-ja, LDK-ja, nuk kanë kandidatë, minoritetet, atëherë nuk funksionon parlamenti. Zvarritje edhe krijon tensione, domethënë, edhe të brendshme, po ashtu edhe tensione në shoqëri”, tha ai.

Kryeziu ka folur edhe për atë se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdon zvarritja e konstituimit të Kuvendit.

Ai ka thënë se pas deklaratave të PDK-së se rastin mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, e njëjta do ta sqarojë situatën pas skadimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, një mundësi është që Gjykata ta kthejë procesin e konstituimit në pikën zero ose ta shpërndajë në tërësi legjislaturën e njëmbëdhjetë.

“Çështjet e gjykuara nuk gjykohen. Ne i quajmë, domethënë, në zhargonin juridik i quajmë res judicata. Këta është dashur të bëjnë një kërkesë, kanë pasur mundësi me bërë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për me e sqaru aktgjykimin e vitit 2025, se çka të ndodhë nëse nuk konstituohet parlamenti brenda 30 ditëve. Këtë kërkesë është dashur ta bëjnë, me e sqaru. Gjykata ka pasur për detyrë me e sqaru se çka duhet të veprohet nëse nuk konstituohet parlamenti… Po e ka gjykuar, por Gjykata Kushtetuese mundet ta sqarojë. Çka ndodh, ose çka është dashtë të ndodhë mbas 7 gushtit nëse nuk konstituohet parlamenti. Tash e sqaron. Ata duhet patjetër me e dërgu në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët kanë të drejtë…. Gjykata ka të drejtë në bazë të këtyre veprimeve që ta kthejë situatën në pikën zero. Që nënkupton domethënë me u konstituu edhe një herë parlamenti, ose me gjetë një mekanizëm domethënë që të shkohet në zgjedhje”, shtoi Kryeziu.

Kryeziu ka dhënë edhe interpretimin e tij lidhur me mandatin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ai ka thënë se në rast të konstituimit të Kuvendit, institucionet do të nisin nga pika zero dhe Haxhiu do të ketë mandat të ri gjashtëmujor si ushtruese detyre e presidentes.

Sipas tij, interpretimet e tjera se ushtrimi i detyrës së presidentit skadon më 5 tetor nuk kanë bazë juridike dhe shteti nuk mund të mbetet pa institucione.

Kryeziu e ka lidhur këtë edhe me nenin 11 të Kushtetutës, duke theksuar se në situata të jashtëzakonshme shteti duhet të ketë institucione funksionale.

“Nëse konstituohet parlamenti, me të gjithë mekanizmat e vet që i ka, atëherë presidenti, kryetarja e parlamentit, fillon nga pika zero. Do të thotë, do të ketë edhe gjashtë muaj. Të gjitha interpretimet e tjera janë të lira, domethënë, të cilat kanë të drejtë qytetarët të interpretojnë, por nuk kanë bazë juridike për interpretimin e saj, sepse nuk mund të mbetet shteti pa zot. Nuk mund të mbetet shteti pa institucione, pasi kjo lidhet edhe me nenin 11 të Kushtetutës, ku parashihet edhe gjendja e jashtëzakonshme. Në momente të caktuara mund të ndodhë ndonjë luftë dhe nuk mund të mbetet shteti pa pushtet”, potencoi ai.

Kryeziu ka folur edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai ka shprehur bindjen se ata do të lirohen më 16 shtator, duke shtuar se beson se ish-krerët e UÇK-së do t’i rikthehen jetës së tyre politike dhe njerëzore.

“Unë e kam cek edhe një herë tjetër, këta janë çlirimtarët e fundit politikë të këtij shekulli. Domethënë, ne shqiptarët burgun e kemi profesion. Kështu që unë kam menduar, kam menduar që do të jenë, dhe janë burgosurit e fundit, janë çlirimtarë dhe luftëtarët e lirisë në botën demokratike, kurrë nuk dënohen. Dhe unë e konsideroj dhe e kam thënë gjithmonë se ata do të lirohen dhe do t’i qasen jetës së tyre, edhe politike edhe njerëzore e kështu me radhë. Kështu që unë shpresoj dhe jam i bindur se me 16, me 16 në këtë muaj, ata do të jenë të lirë, në Kosovën e lirë”, përfundoi Kryeziu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ky është skenari i “Marshit për Liri” që do të mbahet në Prishtinë

​Ky është skenari i “Marshit për Liri” që do të mbahet në Prishtinë

“Kosova po pret”, Mustafa: Të kthehen në atdheun e tyre, aty ku e kanë vendin

“Kosova po pret”, Mustafa: Të kthehen në atdheun e tyre, aty ku e kanë vendin

Sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë, nis grumbullimi për “Marshin për Liri”

Sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë, nis grumbullimi për “Marshin për Liri”

Kërkesë për flamuj kuq e zi dhe simbole për çlirimtarët para “Marshit për Liri”

Kërkesë për flamuj kuq e zi dhe simbole për çlirimtarët para “Marshit për Liri”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën