Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu- Hyseni ka thënë se opozita vazhdojnë të bllokojnë votimin pasi nuk duan edhe një qeveri tjetër Kurti.
Sipa Kryeziut partitë opozitare problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
“Problemin e kanë diku tjetër dhe jo tek Haxhiu. Ne kemi thënë provoni dhe do të dëshmojmë nëse i kemi votat për qeveri kurse në Kuvend duhet participuar të gjithë e më pas formimi i qeverisë është përgjegjësi e të gjithëve. Kurse këtu duhet llogaritur të gjithë. Pra pasi nuk duan edhe një qeveri tjetër Kurti vazhdojnë të bllokojnë votimin”, ka thënë ajo para fillimit të seancës së rradhës të Kuvendit