TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

by Tëvë1
11 muaj ago
5
A A
Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në emisionin “Info Nata” ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit për kryeparlamentarin, duke theksuar se ende nuk kanë marrë vendimin e plotë, pasi nuk është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës.

“Ne ende se kemi marrë vendimin e plotë sepse ai ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese,” ka thënë Kryeziu.

Ajo ka vënë në pah se aktvendimi ka një kundërthënie, pasi kërkohet që votimi të jetë i hapur, duke rrëzuar votimin e fshehtë, megjithëse sipas saj, vendimi i vitit 2014 e lejonte përdorimin e të dyjave.

“Fakti që në këtë aktvendim thuhet se duhet të kthehemi në votim të hapur dhe bjen poshtë ai i fshehti, pra është një farë kundërthënie mes asaj që Gjykata Kushtetuese ka thënë në të kaluarën. Ne nuk e kemi shpikur votimin e fshehtë, por jemi bazuar në aktvendimin e vitit 2014, i cili thotë se votimi i hapur edhe ai i fshehtë janë dy metodat e votimit që mund të përdoren gjatë seancës konstituive. Ata kanë thënë se votimi i fshehtë është mënyrë që mund të përdoret për konstituimin e Kuvendit, dhe pse përdorej në 2014, nuk po i përshtatet tani. Ky aktvendim më së paku është shkruar duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në aktvendimet që janë në fuqi të nxjerra nga vetë Gjykata Kushtetuese,” ka theksuar ajo.

Arbëreshë Kryeziu ka kritikuar gjithashtu mosvotimin nga disa deputetë duke e konsideruar këtë shkelje të Kushtetutës.

“Edhe që mos të marrë pjesë në votim është shkelje e Kushtetutës, sepse gjykata dhe aktvendimet e mëparshme të Kushtetues kanë kërkuar që të merren pjesë në votim me kundër ose abstenim dhe nuk mund të lirohen nga obligimi për të vepruar ndryshe prej kësaj. Por në këtë aktvendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese nuk e gjejmë këtë shkelje që e kanë bërë deputetët duke mos votuar. Gjykata merret me kryesorin e seancave ku ka ndërhyrje në kompetencat që Gjykatës Kushtetuese nuk i ka takuar dhe thjesht ka vepruar në sinkron me atë që kemi dëgjuar vazhdimisht nga partitë politike opozitare,” ka përfunduar Kryeziu-Hyseni.

Tags: Gjykata KushtetueseInfo NataTeve1VV
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën