TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjës së Brukselit

nga TËVË 1
17 Nëntor, 2024
0
A A
Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjës së Brukselit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, paralajmëron se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë draft-statutin e propozuar nga BE-ja për asociacionin në Kushtetuese.

Ajo deklaron se themelimi i asociacionit, i ndarë nga Marrëveshja bazë e Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, i arritur në vitin 2023, nuk siguron normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes dhe qasje e barabartë nga BE që të ecë përpara dialogu.

Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, thotë për KP se marrëveshja e Brukselit ka çështjen e rregullimit të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, por e njëjta ka një radhitje të sekuencimit që duhet ndjekur.

“Për ata që duan të shohin zgjidhjen dhe të ecin përpara me procesin e dialogut është zgjidhja. Zgjidhja është marrëveshja bazike e arritur në Bruksel dhe plani i veprimit në Ohër. Aty është zgjidhja e këtij ngërçi që kemi mbetur këta muajt e fundit, pikërisht për shkak të insistimit të Serbisë që të shtyjë përpara vetëm çështjen e asociacionit. Kjo del përtej asaj që përcakton marrëveshja bazike… Asociacioni nuk dërgon drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve. Të njëjtën kohë nuk është element për të cilin ne nuk duhet të humbasim as kohë dhe as energji dhe të diskutojmë për një çështje që në këtë rast i konvenon vetëm njërit shtet… 07:02 Ne tashmë e dimë se në kuadër të marrëveshjes bazike kemi çështjen e vetëmenaxhimit, por marrëveshja bazike ka një radhitje të gjërave të cilat ne duhet t’i ndjekim. Thjesht, nuk mund të lëvizim prej të parës tek e dhjeta vetëm pse kështu po i konvenon njërit shtet”, thotë ai.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka humbur mjaftueshëm kohë duke toleruar Serbinë edhe pas shkeljeve të njëpasnjëshme të marrëveshjes.

“Është një marrëveshje bazike që është arritur ndërmjet dy shteteve, fatkeqësisht sot s’po pranon as ta nënshkruajë Serbia. Mendoj se Bashkimi Evropian ka humbur kohë mjaftueshëm duke zvarritur krejt këtë proces dhe duke lënë Serbinë të veprojë lirë jashtë asaj çka përcakton marrëveshja bazike. Madje asnjëherë s’ka pasur as presion ndaj tyre që të ulen dhe nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe t’i përmbahen asaj. Njëjtë s’kanë marrë masa as kur ata kanë shkelur marrëveshjen bazike. Duhet të bëhen këto sqarime para se të kërkohet ose t’i ushtrohet presion Kosovës për Asociacionin”, tha ajo.

Megjithatë, Kryeziu-Hyseni adreson kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe emisarit Miroslav Lajçak për qasje të pabarabartë në dialog, ndërsa shprehet optimiste se një qasje e tillë do të ndryshojë pas konstituimit të Komisionit të ri Evropian.

“Besoj se kjo ka ndodhur në masë të madhe për shkak të qasjes jo të barabartë që është treguar në vazhdimësi në dialog. Besoj se tani kur figurat aktuale do të zëvendësohen me emrat e rinj që pritet të marrin detyrat e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe ndërmjetësit të dialogut dhe të tjerëve brenda institucioneve në BE, të paktën do të ndryshojnë këtë qasje de-konstruktive në progresin e dialogut dhe të trajtojnë palët barabartë. Po ashtu, do të bëjnë përpjekje të kthehet fokusi te marrëveshja bazike”, tha deputetja e mazhorancës.

Krahas këtyre, ajo e sheh të domosdoshme heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga udhëheqja e re e Komisionit Evropian.Kryeziu-

“Pres që kjo strukturë e re të ketë ndryshime në shumë aspekte. Uroj që të njëjtin ta bëjnë edhe sa i përket heqjes së masave që i janë vënë padrejtësisht Kosovës. Tashmë kemi pasur thirrje prej vendeve të ndryshme brenda BE-së që kanë kërkuar që kjo të bëhej kohë më parë. Nuk është bërë fatkeqësisht, por besoj se do të ekzistojë vullneti që kjo të bëhet qëkur kur (Kaja) Kallas të merr udhëheqjen e Politikës së Jashtme të BE-së dhe e njëjta të rishqyrtojë këtë me vendet anëtare të BE-së”, përfundon Kryeziu-Hyseni.

Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor kur Albin Kurti tha se si kryeministër i një republike demokratike nuk mund të formojë asociacionin e komunave, i cili është ndër kërkesat kryesore ndaj Kosovës sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Tags: Arbëreshë Kryeziu-HyseniMarreveshja e BrukselitQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Zgjatet mandati i EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2027

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Zgjatet mandati i EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2027

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

Zyrtare: Gasperini prezantohet trajner i ri i Romës

Zyrtare: Gasperini prezantohet trajner i ri i Romës

Emisioni “Ditari” 06.06.2025

Emisioni “Ditari” 06.06.2025

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X