TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Fatmir Sejdiut ia tërhoqëm vërejtjen, por mendonte se mund t’i mbante të dyja postet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu: Fatmir Sejdiut ia tërhoqëm vërejtjen, por mendonte se mund t’i mbante të dyja postet

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushteutese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin e 13 viteve më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte konsideruar se Fatmir Sejdiu kishte mbajtur pa të drejtë postin e presidentit të shtetit dhe kryetarit të LDK-së.

Kryeziu ka thënë se kjo më shumë kishte të bënte me neglizhencën e Sejdiut, ndonëse thotë se ia kishin tërhequr vërejtjen se nuk mund t’i mbante të dyja postet.

“Është profesor tepër i respektuar edhe ka njohuri brilante në çështjen e së drejtës, por kur hyn në mekanizmin e qeverisjes së vendit atëherë ka mundësi nddonjëherë që të jesh neglizhent. Edhe përkundër asaj që ia kemi tërhjek vërejtjen është menduar që nuk mund të ndodhë ajo çka ka ndodhë por këto gjëra ndodhin, për shkak se si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese përveç në aspektin e përgatitjes profesionale me pasë edhe angazhimin qytetar, profesional edhe mos me qenë anues sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, ka thënë Kryeziu në InfoNata në Tëvë 1.

Sipas Kryeziut, interpretimi i Sejdiut ishte që mund t’i mbante të dyja pozitat, edhe president edhe anëtar i LDK-së.

Megjithatë, shton ai, për këtë çështje Kushtetuta nuk lejon hapësirë për dykuptimësi.

“Ne e kemi diskutu me profesorin Sejdiu por ai në bazë të interpretimit të tij ka mendu që nuk po bën ndonjë shkelje. Ai e interpretonte  se mundet me qenë edhe anëtar i partisë edhe president. Kushtetuta është e qartë, nuk lejon hapësirë për dykuptimësi. Ne si profesionistë e sqarojmë nënkuptimin e Kushtetutës jo kuptimin e saj. Se kuptimin mund ta sqarojë edhe ekonomisti e çdokush tjetër. E ne i quajmë një kategori të juristëve që quhen juristë elegantë që elegancën e kanë në sqarimin e normës. Ai [Fatmir Sejdiu] ka menduar, sepse kemi qenë edhe fillestar në këtë drejtim, ka menduar që nuk vjen deri te dorëheqja. Por megjithatë e ka ba një akt pozitiv, si burrë shteti që për hir të interesave publike, nuk është asgjë të jepet dorëheqje”, ka përfunduar Kryeziu.

Sa i përket rrëzimit të ish-presidentit Pacolli, Kryeziu thotë  se në këtë rast fajin e kanë pasur procedurat.

“Behgjet Pacolli nuk ka pasë faj në atë kuptimin fare. Kanë pas faj procedurat e zgjedhjes në parlament. Është një procedurë bukur e koklavitur, e komplikuar sepse duhet të jenë në vazhdimësi mbi 80 deputetë prezent dhe aty nuk kanë qenë 80 deputetë prezent dhe është nominuar si president. Por ne i kemi pranuar 43 ditë që ka qenë të gjitha vendimet të cilat i ka pasë”, ka thënë Kryeziu.

“Ne edhe si popull jemi pak neglizhent, nuk jemi shumë të koncentruar. Nuk koncentrohemi në situata të caktume sepse ne duhet me i zbatu letrat, dokumentet. Me i lexu mirë dokumentet dhe ato me i sqaru mirë. Në bazë të atyre dokumenteve pastaj me i zhvillu procedurat. Nëse nuk i shikojmë mirë ato dhe i interpretojmë ashtu siç nuk janë, mund të krijojë efekte negative dhe pasoja”, ka sqaruar tutje ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Kosova është model i bashkëjetesës ndërfetare dhe mund të shërbejë si shembull për botën

Gashi: Kosova është model i bashkëjetesës ndërfetare dhe mund të shërbejë si shembull për botën

Musliu akuzon pozitën se po cenoni rendin kushtetues

Musliu akuzon pozitën se po cenoni rendin kushtetues

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Kurti: Përpjekje që toleranca të ndikohet nga jashtë

Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

Tërnava: Kosova shembull për tolerancë dhe se organizatat për konvertim po e prishin ketë tolerancë

Tërnava: Kosova shembull për tolerancë dhe se organizatat për konvertim po e prishin ketë tolerancë

Lushaku kërkoj të mos ndërrohen njehsorët derisa të konstatohet vjedhja

Lushaku kërkoj të mos ndërrohen njehsorët derisa të konstatohet vjedhja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën