TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i Zveçanit: S’kam vizita nga qeveritarët, por nuk na mungon komunikimi

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kryetari i Zveçanit: S’kam vizita nga qeveritarët, por nuk na mungon komunikimi

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, thotë se tash për tash nuk do të jap dorëheqje.

Sipas tij, ngjarja e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka qenë sulm terrorist i organizuar nga Serbia dhe kjo e fundit duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

‘Ka qenë një sulm terrorist i organizuar nga Serbia… Ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua si kryetar komune, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo, falë policisë gjithçka brenda asaj dite ka përfunduar mirë dhe tani situata është më e qetë dhe gjendja është stabilizuar pak në Komunën e Zveçanit… Një organizim aq i madh, me u sulmu policia në shtetin e vet, patjetër se po (Serbia duhet të dënohet nga Bashkësia Ndërkombëtare)… Për momentin jo (nuk do të jap dorëheqje), por të shohim. … Ende neve nuk na është dorëzuar diçka zyrtarisht për dorëheqje, as nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe as nga ndërkombëtarët. Derisa nuk na vie diçka zyrtarisht, është shumë herët me dhënë një mendim rreth kësaj”, tha ai.

Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryetarit që gati pesë muaj nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se deri tani nuk ka pasur vizita nga qeveritarët, ndonëse pranon se komunikon përmes emailit dhe telefonit, kryesisht me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mirëpo, Peci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se vizitat nuk kanë munguar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe bashkëpartiakët tjerë, nga të cilët tha se ka marrë edhe këshilla e sugjerime.

Ai shprehet të mos jetë i sigurtë nëse do ta përfundojë mandatin e plotë të kryetarit, pasi që siç tha, gjithçka në veri ndërlidhet me rrethanat politike.

“Nga qeveria ta them të vërtetën pak e hiç kemi vizita, por nuk na mungon komunikimi përmes emailit, telefonit… Zakonisht komunikoj me ministrin e Pushtetit Lokal, Krasniqin…Po, ka qenë kryetari (i PDK-së, Memli Krasniqi v.j.), pastaj edhe të tjerët kanë qenë. Kështu që nga partia nuk mungojnë këshillat, as vizitat… Nuk e di (nëse do ta përfundoj mandatin e plotë si kryetar v.j.), gjithçka në veri ndërlidhet me politikën, andaj të shohim… Është interesim i madh i qytetarëve serbë, do të thotë për çdo ditë vinë për dokumentacion të tyre. Gjithmonë shërbehen me dokumentacion të nevojshëm dhe numri i të interesuarve është shumë më i madh sesa ditët e para’, ka thënë Peci për KP.

Ndryshe, derisa kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ushtron detyrën nga objekti komunal në veri të Mitrovicës dhe Lulzim Hetemi që udhëheqë Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë për më shumë se katër muaj, Ilir Peci së bashku me kryetarin e Zubin Potolut, Izmir Zeqiri, kryejnë detyrat nga ambientet alternative.

Tags: BanjskëIlir PeciZvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Cakolli i reagon Deharit: Vetëm 8 nga së paku 40 afate kushtetuese kanë pasoja juridike të përcaktuara

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën