TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i Zubin Potokut dhe Zveçanit japin detaje nga takimi me ambasadorët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryetari i Zubin Potokut dhe Zveçanit japin detaje nga takimi me ambasadorët

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai Zveçanit, Ilir Peci kanë lëshuar një deklaratë për media pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Aty thuhet se në takim është diskutuar për situatën në komunat e pjesës veriore të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit të cilat pasuan betimin tonë si Kryetarë të komunave përkatëse.

Ata kanë thënë se kanë bërë thirrje për qetësi dhe se situata aktuale nuk është e mirë për askënd.

“Natyrisht, situata në të cilën ndodhemi aktualisht, nuk i pëlqen askujt. Prandaj, në këto momente, iu bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi, sepse dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike. Personalisht, pasi që edhe jetojmë në Zveçan e Zubin Potok, e njohim situatën faktike ne terren dhe e dijmë mundësinë reale për përshkallëzimin e gjendjes. Kjo gjë nuk i shërben askujt, e më së paku qytetarëve, të cilët kanë nevojë për punë dhe progres në komunën tonë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata kanë shprehur frikën për mundësinë e eskalimit të situatës, ndërsa kanë shtuar se do duhet të kishin të drejtë të ushtronin detyrën e tyre si të gjithë kryetarët e komunave.

“Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore. Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, prandaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim.Natyrisht, në arritjen e synimeve të përbashkëta, për punë, zhvillim e normalitet, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe të gjithë hisedarëve relevantë, vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e tyre./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

23 deputetët e PDK-së

PDK nesër mban konferencë për media

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

WhatsApp ndërpret mbështetjen për disa iPhone dhe Android të vjetër

Rrezik për llogaritë WhatsApp, alarm edhe në Shqipëri

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën