Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit të Iranit, thotë se tre klauzola në propozimin prej 10 pikash të Iranit për t’i dhënë fund luftës janë shkelur para se të fillonin negociatat.
Kjo përfshin atë që Ghalibaf tha se ishte një mirëkuptim – i shprehur nga kryeministri i Pakistanit Sharif – se armëpushimi do të shtrihej në Liban.
Galibaf tha gjithashtu se një “dron ndërhyrës” hyri në hapësirën ajrore iraniane, “në shkelje të qartë” të një klauzole që ndalon shkelje të tilla, ndërsa “e drejta e Iranit për pasurim” ishte përfshirë gjithashtu në planin 10-pikësh.
“Tani, vetë ‘baza e zbatueshme mbi të cilën duhet të negociohet’ është shkelur hapur dhe qartë, madje edhe para se të fillonin negociatat. Në një situatë të tillë, një armëpushim ose negociata dypalëshe është e paarsyeshme”, shkroi Ghalibaf.
Siç sapo raportuam, Shtëpia e Bardhë ka thënë se kërkesa e Trump që Irani të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit mbetet një “vijë e kuqe” për presidentin e SHBA-së.
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) April 8, 2026




