TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi për përzgjedhësin e ri: Kanë aplikuar 26-27 trajnerë, këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësojnë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi për përzgjedhësin e ri: Kanë aplikuar 26-27 trajnerë, këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësojnë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e ka adresuar mundësinë e emërimit të një trajneri kosovar në krye të Kosovës, ndërsa ka treguar numrin e atyre që kanë aplikuar dhe kriteret që kërkojnë për emërimin e përzgjedhësit të ri.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas përfundimit të ciklit kualifikues për Euro 2024, ku vendosen të mos vazhdojnë me trajnerin e përkohshëm Primoz Gliha.

Megjithatë, drejtuesit e FFK-së nuk po qëndrojnë duarkryq dhe tashmë janë duke u marrë me emrin e përzgjedhësit të ri, pasi ka shumë aplikime për këtë pozitë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka treguar edhe kriteret që po ndjekin.

“Secili e ka të drejtën e kandidimit, por gjithsesi duke i plotësuar kriteret dhe duke e njohur veten. Secili duhet ta njohë veten sepse nuk jemi në pozicion më me provu gjëra. Tash jemi në atë pozicion që me ditë se çfarë duam në secilin trajner që bëhet”, ka thënë fillimisht Ademi

“Ëndërr e jona është ta bëjmë një trajner kualitativ vendor. Për të gjitha gjërat, ne po mundohemi me çdo kusht ligës vendore, trajnerëve edhe krejt me edukim dhe të gjitha, por te puna e ekipit A nacional, është drejt për së drejti prezantim i shtetit në nivelin ma të lartë”.

“Te A-ja me këdo që flasim, me këdo që e caktojmë trajner, jemi shumë të saktë dhe shumë të qartë. Janë tri komponentë. Komponenti i parë është sa na njeh, sa i njeh lojtarët tonë, secili trajner që vjen. Normalisht, favorizohen vendorët se i njohin ma mirë”.

“Cila është CV-ja e tij, karriera e tij ndërkombëtare nëse është e tillë, edhe pjesa tjetër është ekonomike. Nuk jemi ne federatë fortë, e madhe, me marrë trajnerë milionësh”.

Ademi ka thënë që po ka shumë interesim edhe nga emra të mëdhenj që të bëhen selektorë të Kosovës, dhe se deri tash diku 27-28 trajnerë kanë konkurruar në FFK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia në Serbi e zvarritur dhe e cunguar

Mospërputhje në disa njehsor elektrik, dërgohen për verifikim

Mospërputhje në disa njehsor elektrik, dërgohen për verifikim

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën