TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetari i Deçanit kërkon mbështetje nga Qeveria

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryetari i Deçanit kërkon mbështetje nga Qeveria

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaron se viti që lamë pas është karakterizuar me shumë sfida në realizimin e projekteve, me theks ato në infrastrukturë.

Ramosaj njëjtë kërkon nga Qeveria e Kosovës të fokusohet në orientim zhvillimit ekonomik që qytetarëve të Deçanit t’i krijohet motiv dhe shpresë që mund të jetohet në këtë vend, dhe mos të jetë migrimi alternativë.

Përkundër këtyre problematikave, ai shton se viti 2023 ka qenë i suksesshëm për Komunën e Deçanit.

“Kish qenë e udhës me pas një komunikim më të drejtpërdrejt, më të mirëqenët, sepse kur nuk ka komunikim, normal që nuk mund t’i shprehesh shqetësimet dhe nuk mund t’i ballafaqosh problematikat. Ky komunikim ka munguar, ka ndryshuar diçka gjatë këtij viti, sepse kemi pas më shumë se tre takime me kryeministrin Kurti ku kemi qenë gjithë kryetarët e komunave… e që kemi shpreh kërkesat e shqetësimet që kemi, koncept që ish dashtë në këtë shtet mos të diskutohen më, ish dashur me ardhur një periudhë ku disa shtylla nuk diskutohen, ish dashtë me pas një përfundim edhe kërkesat për infrastrukturën më bazike, qoftë ujësjellësi, kanalizimi”, thotë Ramosaj.

Ramosaj thotë se një pjesë e madhe e projekteve janë realizuar gjatë vitit 2023, konsideron se kontrata kolektive mbetet problematike për buxhetin e kësaj komune, për çfarë thotë se duhet të hiqet kjo barrë që po pësojnë komunat.

“Janë zhvilluar një pjesë shumë e madhe e projekteve, të cilat kanë përfunduar këtë vit ose janë nga gjysma e punimeve tyre, mirëpo marrë parasysh sa e vështirë ka qenë të fillohen këto projekte, të sigurohet buxheti së pari, e më pas procedurat që janë gjitha administrative ligjore. Jemi ndër komunat që kemi bërë shpenzimin më të madh ndoshta me kuotë të për qindjes për investime kapitale, mirëpo që edhe kjo pjesë ka vështirësi që e donë një shpjegim të vetin për shkak të shumë rrethanave të cilat ta pamundësojnë që ndoshta projektimet buxhetore që janë bërë me pas atë komoditetin ashtu sikur i ke projektuar edhe të vazhdohen.”, shprehet Ramosaj.

Ramosaj shton se buxheti i paraparë për shpenzimet kapitale për vitin e kaluar është shpenzuar i tëri. Ndërsa shprehet i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë vit, sipas tij kjo ndarje është e vogël në raport me kërkesat që ka kjo komunë.

Mes tjerash, Ramosaj derisa ka komentuar buxhetin e vitit të ardhshëm, vlerëson se ka mungesë të përkrahjes buxhetore për të krijuar një standard për mirëqenie.

Në anën tjetër, ai konsideron se pavarësisht ecjes së ngadalshme, ky qytet do të jetë destinacioni më i rëndësishëm turistik në vend.

“Nuk është që kemi ndonjë përkrahje buxhetore, e cila krijon një standardë të mirëqenët në këtë temë. Serish kemi mbet që me forcat tona, buxhetin që kemi komunal t’i bëjmë zgjidhjet e duhura me aq sa mundemi, kur mbetesh vetëm me këtë pjesë të buxhetit normal që padrejtësisht duhet të krijosh improvizime të cilat nuk është se është koha për këtë tash. Turizmi ka marrë një hov i cili nuk besoj se do të ndalet më, kemi punuar shumë në infrastrukturë, jam i kënaqur deri diku mirëpo ende nuk kemi arrit synimet që kemi caktuar vetes. Deçanit i kemi jep epitet si qytet turistik, patjetër që po shndërrohet në vend turistik, sepse ka potencial, resurse që Zoti i ka bërë dhuratë këtij qyteti…Deçani patjetër që pavarësisht ecjes së ngadalshme do të jetë destinacioni më i rëndësishëm turistik në Republikën e Kosovës”, thotë mes tjerash Ramosaj.

Në fund, Ramosaj shton se shuma e ndarë në vlerë prej 3 milionë e 125 mijë euro për investime kapitale nuk janë të mjaftueshme për t’i arritur gjitha synimet që kanë para vetës, megjithatë uron që viti 2024 të jetë më i mbarë në aspektin zhvillimor./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Kryeziu merr drejtimin e Kosovës U21

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën