TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lászlo István Dux. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Hungarisë, me theks të veçantë në rritjen e ndërveprimit në nivel të komisioneve të përbashkëta parlamentare.

“Kryetari Basha dhe ambasadori Dux zhvilluan bisedë përmbajtjesore për bashkëpunimin e mirë mes popujve dhe institucioneve të të dyja shteteve, me theks të veçantë në rritjen e ndërveprimit në nivel të komisioneve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori hungarez i dorëzoi kryetarit Basha një letër urimi nga homologu i tij hungarez dhe e ftoi atë të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Kuvendeve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Kryetari Basha e falënderoi ambasadorin Dux për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, si dhe për kontributin e trupave hungareze në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Shprehim mirënjohje për shërbimin në funksion të paqes dhe sigurisë nga trupat hungareze në Kosovë. I shpreh keqardhjen për lëndimet që ushtarët hungarezë pësuan në sulmin kriminal të vitit 2023 në veri të vendit,” tha Basha.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte Programi i Bursave “Stipendium Hungaricum”, përmes të cilit shumë studentë kosovarë kanë përfituar nga mundësitë akademike në Hungari.

“Ky program ka hapur horizonte të reja në rrugëtimin profesional dhe akademik të studentëve tanë dhe ka ndërtuar ura miqësie përmes njohjes së ndërsjellë të kulturave dhe traditave tona,” u shpreh kryetari i Kuvendit.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët konfirmuan vullnetin për të thelluar më tej partneritetin dypalësh.

“Qëndrimi ynë i përbashkët është se Kosova dhe Hungaria do të vazhdojnë ta thellojnë partneritetin në shërbim të stabilitetit rajonal dhe të ardhmes sonë evropiane,” theksoi Basha.

Tags: Dimal BashahungariakuvenditakimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Haga kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama: “Varrosje për së gjalli” në zemër të Evropës demokratike

Haga kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama: “Varrosje për së gjalli” në zemër të Evropës demokratike

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën