TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetarët e komunave protestojnë në Prishtinë: 7 kërkesa për Qeverinë për zhbllokimin e buxhetit

Qindra punonjës e kryetarë komunash protestuan në Prishtinë kundër bllokimit të buxhetit. Në objektin e Qeverisë dorëzuan 7 kërkesa, gjersa të pranishëm aty s’u panë anëtarë të Vetëvendosjes.

by Arlind Beqiraj
36 minuta ago
0 0
A A

 Fillimisht u mblodhën disa metra larg sheshit “Skënderbeu”.

S’vonoi shumë e më pas në këmbë, u nisën edhe më afër objektit të Qeverisë.

Këta qytetarë, këtë të martë, aty erdhën për një qëllim.

Një protestë po mbahej në organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të kundërshtuar bllokimin e buxhetit, të hyrave vetanake e investimeve kapitale.

Të pranishëm qenë disa kryetarë komunash, por jo edhe të atyre që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pak minuta pas nisjes së protestës, protestuesve iu bashkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje po trajtohen ndryshe sa i përket investimeve.

“Çfarë paradoksi, çfarë marrëzie. E nuk po flasim për investimet që bën qeveria në komunat e saj, larg saj. Çfarë investime ka bërë, përveç në ato që i kontrollon vetë? Po flasim për paratë e qytetarëve që i paguajnë qytetarët përmes tatimit dhe nuk mund të investohen në qytetet e tyre, sepse ua ka bllokuar Albin Kurti për me i ndëshku politikisht, se s’e keni votuar, s’e keni votuar. Tash i bllokon”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu deklaroi se pasojat e situatës financiare po i bartin qytetarët.

“Mjaft më me plagën financiare të komunave pa fajin e obligimeve të tyre, që po desfunksionalizon e shkatërron qeverisjen lokale si tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve. Komunat janë të qytetarëve të tyre”, u shpreh Aliu.

Në protestë u ngritën edhe shqetësimet për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi bëri të ditur se shumë qytetarë e biznese ende nuk janë kompensuar.

“Komunat nuk mund t’i kompensojnë dëmet e mëdha të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare natyrore. Pas vlerësimit nga komisionet komunale, raportet dhe kërkesat i dërgohen nivelit qendror. Prej atij momenti përgjegjësia për vendimmarrjen dhe sigurimin e mjeteve është në duart e qeverisë. Fatkeqësisht, shumë qytetarë, fermerë, biznese dhe komuna ende nuk janë kompensuar”, theksoj Latifi.

Pas përfundimit të protestës, kryetarët e komunave në krye me të parin e kryeqytetit, u futën në objektin e Qeverisë për t’ia dorëzuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti shtatë kërkesat e tyre.

Ndër kërkesat e AKK-së për Qeverinë janë që t’i kompensojë obligimet financiare që burojnë nga kontrata kolektive, kompensimi retroaktiv për normën e përvojës së punës prej 0.5 për qind nga marsi i vitit 2023, si dhe rishikimi i kritereve të grantit specifik për arsim.

Pas rreth një ore protestë, tubimi u përmbyll në mënyrë paqësore dhe protestuesit u shpërndanë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Muhaxheri mbështet vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se nuk votojnë për Bekim Sejdiu për President

Çitaku: Arrestimi i Krasniqit maja e një ajsbergu, PDK kërkon hetim për “mafinë energjetike”

Çitaku-Kurtit: Tash thirre seancën menjëherë dhe konstituoje Kuvendin

Aleanca: Qëllimi i Vetëvendosjes është çuarja e vendit në zgjedhje të reja

Aleanca: Qëllimi i Vetëvendosjes është çuarja e vendit në zgjedhje të reja

Rigjykimi ndaj Endrit Nikës, shtyhet seanca – i akuzuari kërkon përkthyes adekuat: Dua të shprehem lirshëm

Kurti refuzon të komentojë vendimin e 6 deputetëve të LDK-së për Sejdiun

Kurti refuzon të komentojë vendimin e 6 deputetëve të LDK-së për Sejdiun

“Lule, bonbona, e dhurata” – Si nisi dita e parë e këtij viti shkollor?

“Lule, bonbona, e dhurata” – Si nisi dita e parë e këtij viti shkollor?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën