TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

by tëvë1
55 minuta ago
0
A A
Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

Kryesia e bordit industrial të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, ka reaguar për siç kanë thënë ata lidhur me mosparashikimin e buxhetit për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF) në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Në reagim thuhet se ky vendim dëmton një model të bashkëpunimit i cili ka kontribuar në zhvillimin ekonomik.

“Ky vendim nuk prek vetëm një institucion të arsimit të lartë, por dëmton një model të dëshmuar bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe sektorit privat, model i cili për vite me radhë ka prodhuar kuadro profesionale të gatshme për tregun e punës dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.Që nga themelimi i Bordit Industrial, komuniteti i biznesit ka qenë partner i pandashëm i USHAF-it. Përfaqësuesit e kompanive kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe përditësimin e kurrikulave akademike, në proceset e akreditimit të programeve studimore, si dhe në ndërtimin e strategjive zhvillimore të universitetit. Çdo vendim me rëndësi strategjike është ndërtuar mbi frymën e bashkëpunimit dhe konsultimit të vazhdueshëm ndërmjet universitetit dhe industrisë, duke krijuar një model unik që e lidh arsimin me nevojat reale të ekonomisë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Për këtë situatë ditë më parë ka reaguar edhe vet Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Reagimi i plotë:
Lidhur me mosparashikimin e buxhetit për USHAF në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës
Kryesia e Bordit Industrial të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë lidhur me mosparashikimin e mjeteve buxhetore për USHAF në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Industria e përpunimit të Drurit dhe Metaleve është shëndrruar në Lidere për Export edhe zhvillim ekonomik të Kosovës. Ku pikërisht ky Universitet ose Shkolla e Larte si ka qenë më herët, janë Kontribuuesit primarë për ketë Sukses. Në kohen kur ballafaqohemi me sfida të konku reces e profesionalizmit globale, ne njoftohemi se nuk është futur në Planin Buxhetor për vitin e ardhshëm. Financimi këtij Universiteti i cili ka Akreditim disa vjeçarë, Universiteti i cili ka më së shumti Impakt pozitiv të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ky vendim nuk prek vetëm një institucion të arsimit të lartë, por dëmton një model të dëshmuar bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe sektorit privat, model i cili për vite me radhë ka prodhuar kuadro profesionale të gatshme për tregun e punës dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Që nga themelimi i Bordit Industrial, komuniteti i biznesit ka qenë partner i pandashëm i USHAF-it. Përfaqësuesit e kompanive kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe përditësimin e kurrikulave akademike, në proceset e akreditimit të programeve studimore, si dhe në ndërtimin e strategjive zhvillimore të universitetit. Çdo vendim me rëndësi strategjike është ndërtuar mbi frymën e bashkëpunimit dhe konsultimit të vazhdueshëm ndërmjet universitetit dhe industrisë, duke krijuar një model unik që e lidh arsimin me nevojat reale të ekonomisë.
Falë këtij bashkëpunimi janë realizuar investime të konsiderueshme në laboratorët modernë të përpunimit të drurit, përpunimit të metaleve, energjisë së ripërtëritshme dhe dizajnit. Këto investime nuk kanë qenë vetëm infrastrukturë fizike, por kanë krijuar një mjedis praktik mësimor ku studentët kanë zhvilluar aftësi profesionale të nivelit të lartë, të krahasueshme me standardet e industrisë moderne.
Rezultatet e këtij modeli janë të prekshme. Kompanitë anëtare të Bordit Industrial, por edhe shumë biznese të tjera në Kosovë, kanë përfituar nga angazhimi i studentëve dhe të diplomuarve të USHAF-it, të cilët kanë dëshmuar kompetencë profesionale, gatishmëri për punë dhe aftësi për t’u integruar menjëherë në proceset prodhuese dhe zhvillimore.
Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve kanë themeluar bizneset e tyre, duke krijuar vende të reja pune, duke nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen, si dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në uljen e papunësisë në Kosovë. Ky është treguesi më i mirë se investimi në arsimin e aplikuar nuk është shpenzim, por investim me kthim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shoqërinë.
Si përfaqësues të mbi 120 bizneseve partnere të universitetit, konsiderojmë se mosmbështetja financiare e këtij institucioni rrezikon të ndërpresë një histori suksesi që është ndërtuar me përkushtim nga stafi akademik, administrativ, studentët dhe komuniteti i biznesit.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme buxhetore për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Mbështetja e USHAF-it nuk është vetëm mbështetje për një universitet. Është mbështetje për arsimin e orientuar drejt praktikës, për industrinë vendore, për zhvillimin ekonomik, për punësimin e të rinjve dhe për të ardhmen e Kosovës.
Kryesia e Bordit Industrial do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm USHAF-in dhe do të angazhohet që zëri i komunitetit të biznesit të dëgjohet në çdo institucion përgjegjës, me bindjen se vendimet strategjike për arsimin duhet të ndërtohen mbi rezultate, partneritet dhe interesin afatgjatë të vendit.
KRYESIA E BORDIT INDUSTRIAL PranëUniversiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme mbahen në afat të rregullt

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së më 30 korrik

Abdixhiku: Vendi ka nevojë për institucione funksionale e stabilitet politik

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Ferran Torres kërkohet nga PSG

Ferran Torres kërkohet nga PSG

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme mbahen në afat të rregullt

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së më 30 korrik

UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova takimin e Ligës së Konferencës

UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova takimin e Ligës së Konferencës

Abdixhiku: Vendi ka nevojë për institucione funksionale e stabilitet politik

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën