TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministrja e Finlandës: Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësimin në BE

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kryeministrja e Finlandës: Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësimin në BE

Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë ku u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama, Marin theksoi rëndësinë e integrimit në BE jo vetëm të Shqipërisë, por të gjitha Ballkanit pasi të kenë përmbushur kriteret.

“Finlanda është mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian. Duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht. E vlerësojmë rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësimet ndërkombëtare”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet e Finlandës për të zhbllokuar procesin e hapjes së negociatave.

“Folëm për atë që vjen në ditët e ardhshme apo që nuk vjen, lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. I thashë Kryeministres që nuk pres asgjë të re në këtë këshill, megjithatë deri në fund, BE, vendet europiane po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin”.

Një tjetër diskutim i rëndësishëm është edhe lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kërkesa e Finlandës, por edhe Suedisë, për t’u anëtarësuar në NATO.

Kryeministri Rama e konsideroi të rëndësishëm hyrjen e Finlandës në NATO, si një vlerë të shtuar për këtë aleancë. Jo vetëm kaq, por eksperienca e Finlandës, u shpreh Rama, do t’i shërbejë gjithë aleancës ushtarake por edhe vendeve të Ballkanit që është një “hallkë e dobët”.

“Ne së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar dhe mësuar neve dhe të gjithë të tjerëve, pasi për shkak të historisë e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë që të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm. Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin. Nga ana tjetër mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë vlerë e shtuar e aleancës dhe për më tepër në kushtet e sotme dyert e aleancës duhet të jenë të hapura. Madje ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak”.

Edhe Kryeministrja finlandeze theksoi rëndësinë e të qenit të bashkuar përballë Rusisë.

“Diskutimi ynë konfirmon vetëm që duhet të bëjmë më shumë së bashku. Një shumicë mbizotëruese e Finlandës e mbështesin anëtarësimin në NATO. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj të fortë për anëtarësimin në NATO. Shqipëria është mbështetëse e vendosur e dyerve të hapura. Ndërkohë që lufta vazhdon është e rëndësishme të deklarojmë se jemi të bashkuar. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë gjithë aleancën më të fortë. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë”, u shpreh kryeministrja e Finlandës. /tvklan.al/

Tags: anetaresimi ne BEShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Lladrovci: Situata po shkon drejt përmirësimit në Drenas – kërkohet kujdes

Lladrovci: Situata po shkon drejt përmirësimit në Drenas – kërkohet kujdes

Mehmeti: Kosova i mbajti ligjërata shqiptarësisë se si organizohen zgjedhjet

Mehmeti: Kosova i mbajti ligjërata shqiptarësisë se si organizohen zgjedhjet

Ulje e temperaturave në Kosovë, IHMK paralajmëron rrezik nga ngricat në rrugë

Ulje e temperaturave në Kosovë, IHMK paralajmëron rrezik nga ngricat në rrugë

Bora drejt gjysmëfinales, fiton duelin e parë me Rahovecin

Bora drejt gjysmëfinales, fiton duelin e parë me Rahovecin

Spektakël në Arabinë Saudite, Barcelona shënon katër në pjesën e parë në gjysmëfinalen e Superkupës

Spektakël në Arabinë Saudite, Barcelona shënon katër në pjesën e parë në gjysmëfinalen e Superkupës

“Këndi i Kimit” – 07.01.2026

“Këndi i Kimit” – 07.01.2026

Vjosa Osmani synon një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidaturën e saj

Vjosa Osmani synon një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidaturën e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën