TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministrja e Danimarkës: Një pushtim i Grenlandës nga SHBA-ja do të shënonte fundin e NATO-s

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Kryeministrja e Danimarkës: Një pushtim i Grenlandës nga SHBA-ja do të shënonte fundin e NATO-s

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë të hënën se një pushtim i Grenlandës nga SHBA-ja do të ishte fundi i aleancës ushtarake të NATO-s.

Komentet e Frederikson erdhën si përgjigjje ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump që kërkon që ishulli i pasur me minerale  të bie nën kontrollin e SHBA-së për arsye strategjike dhe të sigurisë.

Operacioni i forcave amerikane në Karakas gjatë natës për të kapur udhëheqësin Nicolas Maduro dhe gruan e tij të shtunën në mëngjes e la botën të habitur dhe rriti shqetësimet në Danimarkë dhe Grenlandë, e cila është një territor gjysmëautonom i mbretërisë daneze dhe kështu pjesë e NATO-s.

Frederiksen dhe homologu i saj i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen, kritikuan ashpër komentet e presidentes dhe paralajmëruan për pasoja katastrofike. Shumë udhëheqës evropianë shprehën solidaritet me ta, shkruan Associated Press.

“Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet”, tha Frederiksen për transmetuesin danez TV2 të hënën. “Domethënë, duke përfshirë NATO-n tonë dhe kështu sigurinë që është ofruar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.”

Komentet e Trump të dielën, përfshirë thënien e tij para gazetarëve “le të flasim për Grenlandën pas 20 ditësh”, thelluan më tej frikën se SHBA-të po planifikonin një ndërhyrje në Grenlandë në të ardhmen e afërt.

Nielsen, në një konferencë për shtyp të hënën, tha se Grenlanda nuk mund të krahasohet me Venezuelën. Ai u bëri thirrje zgjedhësve të tij të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar.

“Nuk jemi në një situatë ku mendojmë se mund të ketë një marrje të kontrollit të vendit brenda natës dhe kjo është arsyeja pse po këmbëngulim që duam bashkëpunim të mirë”, tha ai.

Nielsen shtoi: “Situata nuk është e tillë që Shtetet e Bashkuara mund ta pushtojnë thjesht Grenlandën.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre dergohen në spital

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën