TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeministri Kurti priti në takim Zëvendëspresidentin në MCC, Cameron Alford

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kryeministri Kurti priti në takim Zëvendëspresidentin në MCC, Cameron Alford

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për ta shënuar, siç thotë Zyra e Kryeministrit, “fillimin e një momenti të rëndësishëm për vendin tonë në zhvillimin e ekonomisë përmes transformimit të sektorit të energjisë, fillimin e programit Kompakt me MCC”.

I shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Drejtori i Programit të MCC, Rinor Gjonbalaj, Alford e uroi Kurtin për këtë fillim të ri e të rëndësishëm për Kosovën, përmes funksionalizimit të programit të përbashkët të Kosovës në mbështetje dhe bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri njoftoi z.Alford me suksesin në ankandit e energjisë solare dhe me strategjinë ambicioze të Qeverisë për energji, që shërben edhe si platformë e punës së Kompaktit. Më tej, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi z.Alford me vizionin e Qeverisë në kuptim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së punësimit përmes investimit në aftësimin profesional, investimin në energji dhe në përgatitjen e kuadrove të reja në fushat STEM përmes bursave të studimit”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Programi Kompakt i cili komponentë kryesore ka ndërtimin e kapaciteteve akumuluese të energjisë, parasheh edhe komponenta të rëndësishme për zhvillim të kapaciteteve njerëzore e rritje të barazisë gjinore në sektorin e energjisë në vend. Programi Kompakt ka vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, nga të cilat 202 janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Së bashku me MCC dhe MCA, ashtu si me shumë projekte e programe tjera të USAID, e në partneritet me SHBA-të, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet të zbatojë programet në përpikëri dhe në dobi të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjes në fuqi të MCC Compakt mbahet sot në orën 17:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Musk finalizon blerjen e platformës X për 33 miliardë dollarë

Elon Musk pranë historisë – drejt të bërit trilioneri i parë në botë

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën