TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi dhe NGO “Lady”.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti tha se po nderojnë gra të jashtëzakonshme për përkushtimin e tyre të palëkundur, për të kremtuar arritjet dhe kontributin e 63 grave të shquara në fusha të ndryshme, nga komunitetet tona.

“Duke theksuar mbështetjen e Qeverisë, kryeministri theksoi se për vajzat studente kemi ndarë mbi 4600 bursa në fushat STEM- Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, e cila ka bërë që pjesëmarrja e vajzave në këto fusha, të arrijë në 50% në Kosovë, ndërkohë që mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian është 17%.

Gjithashtu, për herë të parë kemi ndarë shtesat për fëmijë dhe nënat e reja lehona. Deri më tani, kanë përfituar mbi 387 mijë fëmijë dhe 50 mijë nëna të reja. Falë masave konkrete të Qeverisë, janë punësuar mbi 9 mijë gra e vajza”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, Kurti përmendi dhe skemën “Qeveria për Familjet” dhe veçorinë e re të shtuar, që ka cak punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje.

Në përfundim, ai fuqizoi mesazhin se arritjet e grave janë një dëshmi e fuqisë së unitetit dhe potencialit të jashtëzakonshëm dhe se vlerësimi i merituar për këto arritje, duhet të na shërbejnë si kujtesë për atë që mund të arrijmë së bashku.

“Le të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin, sepse së bashku do të krijojmë një të ardhme më të drejtë për të gjithë. Historitë e juaja do të vazhdojnë të na frymëzojnë, për lartësi të reja në rrugën e barazisë dhe të progresit”, tha kryeministri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Kurti pret me ceremoni shtetërore Ramën

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për tentim vrasje

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Prattipati uron 18-vjetorin: Kosova vazhdon të ndërtojë të ardhme të sigurt

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën