TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministri i Norvegjisë: Sulmi amerikan ndaj Iranit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Kryeministri i Norvegjisë: Sulmi amerikan ndaj Iranit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, deklaroi të hënën se sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj centraleve bërthamore iraniane përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Në një intervistë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB, Gahr Store tha: “Kryerja e një sulmi të tillë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

” Ai theksoi se kjo ndërhyrje ka ndërlikuar më tej situatën në Lindjen e Mesme dhe ka lënë Këshillin e Sigurimit të OKB-së praktikisht të paaftë për të vepruar.

Kryeministri norvegjez u shpreh i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit, duke vënë në dukje se përpjekjet për një zgjidhje diplomatike dhe për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin nuk kanë shënuar përparim, shkruan Anadoly.

“Është për të ardhur keq që puna për një marrëveshje të re bërthamore nuk ka avancuar,” tha ai.

Ai shtroi gjithashtu pyetjen nëse sulmi amerikan mund të justifikohej si një akt vetëmbrojtjeje.

“E drejta ndërkombëtare njeh të drejtën për vetëmbrojtje, por është e diskutueshme nëse ky rast hyn në atë kategori për Shtetet e Bashkuara,” shtoi Gahr Store.

“Ky konflikt nuk ka zgjidhje ushtarake. Të gjitha palët, përfshirë SHBA-të, duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Sulmi i fundit nuk e zëvendëson nevojën për një marrëveshje afatgjatë dhe të qëndrueshme, sado e vështirë të jetë ajo tani,” përfundoi ai.

Të dielën, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se forcat amerikane kishin kryer sulme ajrore ndaj centraleve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës policia nis hetimet

I qëlluari me armë zjarri në Klinë u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën