TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KRM “Pastrimi”: Vendimi i Komunës së Prishtinës s’ka asnjë bazë ligjore

by teve1
1 vit ago
4
A A
KRM “Pastrimi”: Vendimi i Komunës së Prishtinës s’ka asnjë bazë ligjore

Kompania “Pastrimi” ka dënuar vendimin e Komunës së Prishtinës, e cila ka informuar qytetarët se nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar të paguajnë faturat për shërbimin e mbeturinave ndaj ndërmarrjes sonë.

Në reagim thuhet se ky njoftim është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe bie në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e mbeturinave, e cila është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe aprovuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një vendim i paligjshëm që shkel institucionet dhe dëmton qytetarët. Ky veprim i Komunës së Prishtinës përbën një shkelje të rëndë ligjore, pasi: Nuk ekziston asnjë vendim nga ndonjë organ kompetent gjyqësor, si Gjykata Themelore apo Gjykata Kushtetuese, që do të pezullonte rregulloren për menaxhimin e mbeturinave. Shpërfill vendimin e Kuvendit të Prishtinës, i cili është institucioni më i lartë vendimmarrës në nivel lokal. Shkel miratimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ka dhënë dritën e gjelbër për këtë rregullore. Krijon konfuzion dhe dëmton funksionimin e shërbimeve publike, duke ndikuar negativisht në cilësinë e menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet”, thuhet në reagim.

Sipas ndërmarrjes “Pastrimi” një veprim i tillë nuk ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve, por vetëm krijimin e një situate kaotike për të justifikuar dhënien e një tenderi 16 milionësh një kompanie private, në dëm të ndërmarrjes publike dhe interesit të qytetarëve.

“Duke qenë se ky vendim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe përbën një tejkalim të kompetencave nga Komuna e Prishtinës, ftojmë të gjithë qytetarët që: Të mos bien pre e këtij manipulimi dhe të vazhdojnë pagesat e tyre ndaj KRM “Pastrimi”, siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar ligjërisht. Të kërkojnë llogari nga institucionet përgjegjëse, duke mos lejuar që një shërbim i domosdoshëm si menaxhimi i mbeturinave të keqpërdoret për interesa të caktuara. Të jenë të vetëdijshëm se çdo vendim për ndryshim të pagesës së mbeturinave duhet të kalojë përmes institucioneve ligjore përkatëse, dhe jo përmes komunikimeve të paligjshme e të pavlefshme”, thuhet tutje në reagim.

Po ashtu thuhet se KRM “Pastrimi” do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale.

“Ndërkohë, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të tërheqë menjëherë këtë njoftim të jashtëligjshëm, dhe nga organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen”, theksohet në reagim./teve1.info/

Komuna e Prishtinës: Faturat e mbeturinave s’do të paguhen më te ndërmarrja “Pastrimi”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën