Të dhënat e hulumtimeve tregojnë se tre të katërtat e të rriturve nuk po planifikojnë festime madhështore për këtë fundvit, për shkak të krizës rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve.
Rreth 49% e të anketuarve planifikojnë të blejnë më pak dhurata këtë fundvit, 46% të reduktojnë daljet në restorante.
Grupi i supermarketeve Asda njoftoi dje se familjet në Mbretërinë e Bashkuar ishin 162 euro më të varfra në shtator të këtij vitit në krahasim me shtatorin e kaluar kryesisht për shkak të faturave më të larta të shërbimeve.
Më herët gjatë muajit, kancelari i Thesarit Jeremy Hunt tha se plani i qeverisë për të mbështetur familjet kundër rritjes së çmimeve të energjisë, i cili do të zgjasë për dy vjet, do të rishikohet nga prilli i 2023.