TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kritika e KE-së për punën e Kuvendit, pushteti e opozita ia drejtojnë gishtin njëra-tjetrës

nga tëvë1
15 Tetor, 2022
0
A A

Dhjetëra projektligje i shkojnë në çdo seancë për votim deputetëve të Kuvendit.

Por për shkak të mungesës së kuorumit, shumë prej tyre nuk hidhen fare në votim.

E kjo dukuri ia ka tërhequr vëmendjen edhe Komisionit Evropian.

Në raportin e saj theksohet se Puna e Kuvendit ndikohet negativisht nga vështirësitë në arritjen e kuorumit vendimmarrës ndonëse qeveria mbështetet nga një shumicë e fortë.

Sipas KE-së menaxhimi i dobët i agjendës legjislative dhe abstenimi i opozitës pengojnë miratimin e legjislacionit.

Deputeti i pushtetit Visar Korenica për këtë fajin ia hedh kolegëve opozitarë teksa arsyeton mungesat e kolegëve të tij.

“Disa prej deputetëve ndodh që janë nëpër udhëtime të ndryshme, në angazhime përmes komisioneve apo të Grupeve të Miqësisë ku ftohen nëpër takime të ndryshme dhe këtu mund të ketë ndonjë vakuum. Në shumicën e rasteve ka qenë opozita ajo që e ka sabotu apo ka dalë jashtë Kuvendit, për me pamundësu kalimin e ligjeve”, tha ai.

Megjithatë, Blerta Deliu nga PDK vlerëson se pushteti nuk e ka bërë asnjë lëvizje që do t’i kontribuonte konsensusit dhe vazhdon të jetë e mbyllur ndaj opozitës kur është fjala te ligjet.

“Për dallim prej mazhorancave apo shumicave tjera parlamentare kjo shumicë nuk e ka problemin e numrave. Tash nëse i mungon koordinimi, nëse nuk është e përgatitur që të angazhohet seriozisht që ligjet që sillen në Kuvend të miratohen dhe të marrin mbështetjen e tyre, nuk do të duhej të kërkohej nga opozita diçka që nuk e bën kjo shumicë parlamentare”, tha Deliu.

Analisti Fidan Ukaj thotë se përgjegjësinë kryesore në këtë mes e ka kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Në raport thuhet edhe keqmenaxhim i institucionit të parlamentit që i bie përgjegjësi drejtpërsëdrejti i z.Konjufca dhe mund t’i atribuohet si dështim mosmundësia e thirrjes dhe prurjes së deputetëve të VV për të kaluar ligjet”, bëri të ditur Ukaj.

Sipas një monitorimi nga Instituti Demokratik i Kosovës, nga janari deri në fund të qershorit, nga 45 seanca 23 kanë dështuar si pasojë e mungesës së kuorumit. E gjatë kësaj periudhe, deputetët kanë munguar në seanca plot 699 herë.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Abdixhiku e njofton Rohden mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Tranzicionit

Abdixhiku e njofton Rohden mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Tranzicionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X