TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kristo, Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në presidencën e Bosnjës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kristo, Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në presidencën e Bosnjës

Kandidati i moderuar boshnjak, Denis Beqiroviq, është duke udhëhequr në garën për të fituar ulëse në presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, sipas rezultateve preliminare të publikuara në orët e para të së hënës.

Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave, për dallim nga Bakir Izetbegoviq, partia nacionaliste e të cilit – Partia për Veprim Demokratik – ka qenë në pushtet prej fundit të luftës më 1996.

Izetbegoviq, i cili sipas Komisionit zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.

Beqiroviq pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demoratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur.

Shtetasit e Bosnjës kanë votuar të dielën për përfaqësuesit e tyre në presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale.

Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin. Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018. Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Zyrtarët kanë thënë se procesi zgjedhor është zhvilluar mirë, pavarësisht raportimeve për parregullsi dhe ndalim të disa personave për mashtrime zgjedhore. Aktualisht Bosnje-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqësisë së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet.

“Është koha për një kthesë pozitive në Bosnje”, u ka thënë Beqiroviq gazetarëve pasi ka pretenduar fitore. Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome: Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe Federatën me popullsi kryesisht të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve. Federata është e ndarë në 10 kantone. Ekziston edhe distrikti i ndarë Bërçko në veri.

Ky organizim është krijuar sipas Marrëveshjeve të Dejtonit, të vitit 1995, të cilat u kanë dhënë fund tri vjetëve luftime të këtë republikë të ish-Jugosllavisë. Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Sërpska. Dodik ka garuar për president të Republikës Sërpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe. Ndërtesa e Departamentit amerikan të Shtetit. Fotografi nga arkivi.

Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jellena Triviq, kanë pretenduar fitore për presidencën e Republikës Sërpska. Pretendimet e tyre do të testohen më 3 tetor, kur autoritetet zgjedhore pritet të bëjnë publike rezultatet me shifrat e përditësuara. Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Shtetet e Bashkuara e sanksionuar Dodikun më 2017, dhe sërish në janar të këtij viti, për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje të Bosnjës./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi po shqyrton të sulmojë Iranin

Dy vjet burg për burrin që kërcënoi me vdekje presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Hamasi kundërshton miratimin nga OKB-ja të rezolutës amerikane për Gazën

Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

Shpërthimi në një hekurudhë në Poloni, Rutte thotë se janë në kontakt me autoritetet

Shpërthimi në një hekurudhë në Poloni, Rutte thotë se janë në kontakt me autoritetet

Aksident me fatalitet në autostradën Prizren-Suharekë, një i vdekur e një tjetër i lënduar

Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit

Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit

Shi i madh në Prishtinë, por gjendja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shumë e mirë

Shi i madh në Prishtinë, por gjendja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shumë e mirë

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Tre të lënduar në aksidentin në Gllarevë, e përfshirë edhe vetura e Policisë

Investimi rekord 1.3 miliardë euro

Investimi rekord 1.3 miliardë euro

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Nura: PDK s’ka vija të kuqe me LVV-në, qytetarët t’i japin shans Hamzës për kryeministër

Bashkimi debuton sonte në FIBA Europe Cup, përballet me Cibonën

Bashkimi kërkon fitoren e tretë në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën