TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krisma e armës dhe të qarat e fëmijëve – çka u shfaq që gjyqin për vrasjen e Liridona Ademaj?

Janë administruar provat materiale në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademaj. Prokuroria Speciale shfaqi video incizime nga mëngjesi i 29 nëntorit 2023, deri pas aktit të vrasjes së Liridonës.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Siguria është e lartë.

Tre të akuzuarit për organizimin e vrasjes dhe ekzekutimin e Liridona Ademaj, të hënën panë video të ditës kritike, 29 nëntorit 2023.

Prokuroria speciale prezantoi provat materiale, që tregojnë lëvizjet e Naim Murselit që nga mëngjesi i 29 nëntorit.

Ai ditën e nisi me një takim në një pikë derivatesh me Granit Plavën.

Naimi me Granitin u takuan sërish edhe njëherë në mbrëmje, në një tjetër pikë derivatesh.

“Ja Naim Murseli del dhe i afrohet, tani e shohim që Garanit Plava dhe i jep një pije energjike. Granit plava me siguri po i verifikon gomat dhe shihen së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri po e marrë me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punën”, tha Javorka Perlinçeviq – prokurore e rastit.

Para trupit gjykues u lëshuan edhe incizime nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së Naim Murselit, ku shihet fillimisht që aty vjen Liridona Ademaj bashkë me fëmijë.

Në mbrëmje, aty vjen Naim Murseli dhe i merr për të shkuar në një restorant.

Gjatë gjithë kësaj kohe, përmes kamerave të sigurisë nga kompanitë përreth rrugës, shihet se pas tyre shkon me veturë Granit Plava.

Madje i njëjti, hyn dhe darkon në restorantin e njëjtë me ta, duke përdorur hyrje dhe tavolinë tjetër.

Në një moment të darkës, prokuroria veçon një pjesë ku Naim Murseli ngritet nga tavolina dhe i bie rrugës afër tavolinës së Granit Plavës, duke e sinjalizuar me duar.

Pas darkës, Naim Murseli me Liridona Ademaj dhe fëmijët me një veturë të tipit BMË largohen.

Menjëherë pas tyre, edhe Granit Plava me një veturë të tipit Seat, me të cilën është parë gjatë gjithë ditës.

Në seancë, u lëshua edhe një audio incizim ku dëgjohet krisma e armës dhe të qarat e fëmijëve.

Më pas, nga kamerat e një autobusi urban, u shfaqën pamje të vendit ku ndodhi vrasja.

“Askush nuk është në rrugë, as ta ndihmojë Liridonën e as ta rrezikojë Naimin”, u shpreh Perlinçeviq.

Asnjë nga provat nuk u kundërshtua nga mbrojtja, mirëpo disa komente për to pati mbrojtja e Murselit.

“Nuk vërehet se ka komunikuar me zë dhe nuk mund të nxjerrim pëfundime vetëm me lëvizje”, tha Shemsedin Piraj – avokat i Naim Murselit.

Gjithë këto pamje të natës kritike, nga afër i pa edhe vëllau i Liridona Ademaj, dhe për të ky nuk ishte një moment i lehtë.

“Sot për neve nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetesës së motrës tonë. Pra ajo çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta, pra nuk ishte një vrasje e jo planifikuar por ishte e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit”, deklaroi Leonard Ademaj – vëllai i të ndjeres Liridona Ademaj.

Gjyqi ndaj Murselit, Plavës e Kokallës do të vazhdoj në muajin janar të vitit të ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën