TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
Krerët e Policisë mbajnë takim për implementimin e planit për zgjedhjet lokale

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha, u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2025” dhe për “Analizën e punës periodike”.

Në këtë takim sipas komunikatës takim morën pjesë zëvendësdrejtori i PK-së, drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

Drejtori Hoxha gjatë këtij takimi diskutoi edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë, për analizën e punës periodike, për performancën dhe disiplinën në punë, e në veçanti për planin për zgjedhjet lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

“Njëkohësisht nga të gjithë eprorët e lartë policorë u kërkua që të rritet performanca në punë si dhe të gjitha detyrat dhe angazhimet e parapara me planin policor për zgjedhjet, të realizohen me profesionalizëm dhe me përkushtim të lartë, po ashtu të njoftohen të gjithë zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor, me qëllim të përmbushjes së detyrave, misionit dhe vizionit të PK-së”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Plani është parapri të zhvillohet në katarë faza.

“Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit senzitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se për zgjedhjet lokale do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces.
“Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet tutje.

Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ajazi: Lladrovci kishte marrëveshje të fshehtë, e mbështeti Vetëvendosje – nuk është në PDK

Ajazi: Lladrovci kishte marrëveshje të fshehtë, e mbështeti Vetëvendosje – nuk është në PDK

Osmani pas fitores së Kosovës: Kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur

Osmani pas fitores së Kosovës: Kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Marrëveshja për paqe në Gaza, një hap drejt fundit të vuajtjeve

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

“InfoNata” 13.10.2025

“InfoNata” 13.10.2025

Kosova mposht Suedinë edhe në Goteborg

Kosova mposht Suedinë edhe në Goteborg

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Marrëveshja për paqe në Gaza, një hap drejt fundit të vuajtjeve

Tri raste të fotografimit të votës në rajonin e Prishtinës

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Tëvë1 mbuloi zgjedhjet me 14 ekipe, mbi 16 orë transmetim i drejtpërdrejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën