TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kremlini thotë se Putini nuk planifikon të marrë pjesë në varrimin e Prigozhinit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kremlini thotë se Putini nuk planifikon të marrë pjesë në varrimin e Prigozhinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk planifikon të marrë pjesë në varrimin e shefit mercenar, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq nga rrëzimi i një aeroplani javën e kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk ka treguar se kur dhe ku do të varroset shefi i grupit mercenar Wagner, megjithëse mediat ruse kanë sugjeruar se jo më larg se më 29 gusht në vendlindjen e vet, Shën Peterburg.

Mediat lokale thanë se Prigozhini me gjasë do të varroset në varrezën Serafimovsky, që është përdorur për varrosjen e ushtarakëve të profilit të lartë.

Lule të vendosura pranë fotografisë së Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit të mercenarëve, Wagner.

Më 29 gusht, njësi të mëdha të policisë e rrethuan varrezën, në të cilën janë të varrosur edhe prindërit e Putinit.

Hetuesit rusë e konfirmuar vdekjen e Prigozhinit më 27 gusht, katër ditë pasi një avion privat, në bordin e të cilit ishte ai, u rrëzua në veri të Moskës.

Një ditë pas rrëzimit të avionit, presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi tërthorazi vdekjen e Prigozhinit, pasi i shprehu ngushëllime familjes së liderit të grupit mercenar.

“Ai [Prigozhin] ishte njeri i talentuar”, tha Putini më 24 gusht, duke e quajtur “tragjedi” rrëzimin e avionit, raporton REL.

Maska me fytyrat e presidentit rus, Vladimir Putin (djathtas) dhe shefit të grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.

Ka pasur spekulime se Kremlini mund të ketë qenë i përfshirë në rrëzimin e avionit. Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Wagner kreu një rebelim të jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Kremlini i ka mohuar spekulimet se qëndron pas rrëzimit të avionit të Prigozhinit.

Trupat e Wagnerit, të udhëhequr nga Prigozhini, luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën