TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krejt çka u diskutua sot në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Krejt çka u diskutua sot në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime

Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Në fjalimin e tij Kurti tha se dialogu i fuqishëm publik e privat forcon besimin ndërmjet dy sektorëve.

“Në fjalën e tij, kryeministri tha se një dialog i fuqishëm publik privat forcon besimin ndërmjet dy sektorëve prandaj është thelbësore të kuptojmë se si një dialog i tillë i strukturuar mirë mund ta transformojë ekonominë tonë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Derisa, kryeministri u ka bërë thirrje bizneseve të Kosovës që të bashkëpunojnë me Qeverinë.

“Me këtë rast, kryeministri u bëri thirrje bizneseve tona më konkurruese, shoqatave të biznesit dhe projekteve të financuara nga donatorët që të vazhdojnë e forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të zhvilluar plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportet dhe nxisin zhvillimin efektiv të biznesit”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Bislimi ka trajtuar Planin e Rritjes të BE-së, për Ballkanin Perëndimor.

“ Zëvendëskryeministri Bislimi në adresimin e tij trajtoi Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, synimet e objektivat e tij. Korniza e fushave ka qenë standarde dhe e vendosur nga Komisioni Evropian dhe përbën pesë prej tyre: qeverisja; tranzicioni i gjelbër dhe digjital; zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisin e biznesit; edukimin apo zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit njerëzor; dhe vlerat themelore dhe sundimi i ligjit”, thuhet në komunikatë.

Poashtu, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi bëri një përmbledhje të skemave për efiçiencë të energjisë, tha se me nivelin e investimeve që parashihen në këtë sektor, Kosova është e para në rajon që ka kaq shumë investime në këtë fushë në këtë kohë kyçe.

Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë  dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se mbështetja e krijimit të parqeve moderne industriale është një nga masat prioritare të politikës së parë industriale 2030, pra që nga koha e pas luftës, e cila është një strategji zhvillimore gjithëpërfshirëse për sektorin e prodhimit të Kosovës.

Kurse, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi paraqiti disa prej aktiviteteve që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe prej takimit paraprak të këtij Këshilli në shkurt të këtij viti, si vazhdimi i punëve në projektet e ndryshme infrastrukturore në vend./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X