TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çfarë tha Osmani gjatë vizitës në Drenas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në komunën e Drenasit ka thënë se nuk i është prezantuar ende formalisht ideja e kryeministrit Kurtit që emisari Lajçak ta çojë Draftin për Asociacionin në Venecia, derisa ka komentuar edhe qëndrimin e shteteve të QUINT pas reagimit për shpronësimin e pronave në veri.

by Gresa Bardhecaj
2 vjet ago
0
A A
Krejt çfarë tha Osmani gjatë vizitës në Drenas

Përgatitjet e fundit po bëheshin gati, pasi edhe vizita është e rëndësishme.

Gra të profesioneve të ndryshme po e prisnin në tepihun e kuq presidenten e vendit Vjosa Osmani.

E para e vendit u prit nga i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Një përqafim më të ngrohtë presidentja e pati me disa vajza të vogla të veshura me veshje kombëtare.

Shefja e shteti, komunën e Drenasit e vizitoi në kuadër të ciklit të takimeve në komunat e Kosovës, ku thurri lavde për kontributin e grave të këtij qyteti si dhe punën e kësaj komune.

Në konferencën për media presidentja Osmani u pyet për qëndrimin e saj për reagimet e shteteve të QUINT për vendimin e shpronësimit të pronave në veri.

“Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është një test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, tha Osmani.

Lidhur me idenë e prezantuar nga kryeministrit Kurti, që emisari sllovak, Miroslav Lajçak ta dërgojë në Komision të Venecias Draftin e BE për Asociacionin, presidentja ka thënë se një ide e tillë nuk është prezantuar zyrtarisht.

“Idetë që prezantohen në media nuk mund t’i shoh si formalisht të prezantuara, ju e dini që sipas Kushtetutës përcaktimi i objektivave të politikës së jashtëm bëhet nga kreu i shtetit, kurdo që prezantohet një ide e tillë do të shqyrtoj por mendoj që çdo mundësi të analizohet vetëm në kontekst të interesave të RKS dhe qytetarëve të saj”, tha presidentja e vendit.

Gjatë qëndrimit në Drenas, presidentja ka vizituar Parkun e Biznesit dhe shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Opozita të tregojë çka po dëshiron të arrijë, a është një qeveri me Listën Serbe?

Gërvalla: Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë

Halil dhe Kreshnik Mehmetaj shpallen fajtorë për armëmbajtje pa leje, dënohen me 3 dhe 1 vit burgim

Halil dhe Kreshnik Mehmetaj shpallen fajtorë për armëmbajtje pa leje, dënohen me 3 dhe 1 vit burgim

Presidenca dërgon për verifikim emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KQZ-së

Presidenca dërgon për verifikim emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KQZ-së

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu për vdekjen e 25 vjeçares në Malishevë: Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre.

Kryeministri britanik premton mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve ruse

Kryeministri britanik premton mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve ruse

Gërvalla: Opozita të tregojë çka po dëshiron të arrijë, a është një qeveri me Listën Serbe?

Gërvalla: Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë

Zjarret detyrojnë evakuimin e afër 100 mijë njerëzve në Nevada të SHBA-së

Zjarret detyrojnë evakuimin e afër 100 mijë njerëzve në Nevada të SHBA-së

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

Halil dhe Kreshnik Mehmetaj shpallen fajtorë për armëmbajtje pa leje, dënohen me 3 dhe 1 vit burgim

Halil dhe Kreshnik Mehmetaj shpallen fajtorë për armëmbajtje pa leje, dënohen me 3 dhe 1 vit burgim

Presidenca dërgon për verifikim emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KQZ-së

Presidenca dërgon për verifikim emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KQZ-së

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën