TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krejt çfarë ndodhi në seancën plenare të thirrur nga AAK-ja në Kuvendin e Kosovës

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e seancës plenare të premten e thirrur nga grupi parlamentar i AAK-së, për qeverisjen tre vjeçare të kryeministrit, Albin Kurti. Kryetarët e grupeve parlamentare të partive opozitare kanë thënë se dështimi i kësaj seance është edhe një arsyeje më shumë për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. PDK thotë se janë duke u koordinuar me dy partitë opozitare për të shpërndarë kuvendin e që si datë e mundshme është 30 maji. Ndërsa nga AAK-ja kërkojnë shkarkimin e kryeministrit Kurti, partia në pushtet nuk konsideron se ka numra për shpërndarjen e kuvendit.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
Krejt çfarë ndodhi në seancën plenare të thirrur nga AAK-ja në Kuvendin e Kosovës

Pozitivisht iu përgjigj thirrjes për të raportuar para deputetëve.

Kryeministri, Albin Kurti, të premten u paraqit në seancën plenare të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila për synim kishte raportimin e punës tre vjeçare të kryeministrit Kurti.

Por kjo seancë dështoi në mungesë të kuorumit.

Pas përfundimit të seancës, shefat e grupeve parlamentare thanë se kjo është edhe një mundësi tjetër për të cuar vendin në zgjedhje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,ka thënë se se 30 maji do të jetë dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

“Tash dy javë jemi në komunikim më intensiv, edhe para dy jave kemi qenë në konsultim me partitë politike të cilat ju i përmendët, kryetari i partisë e udhëheqë këtë agjendë të këtyre takimeve, do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, do vazhdojmë në vijim deri te momenti, siç e kemi thënë këtë të enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, apo 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e Kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit Albin Kurtit me opozitën do të ndodh. Sipas Tahirit, qeveria aktuale ka dështuar në qeverisje.

“Një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë mes opozitës në mes të neve si grup dhe kryeministrit, nuk do të duhej që të ndodh pa një dakordim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve, andaj në mungesë të deputetëve, dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën” , tha Tahiri.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kuvendi mund të shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjitha grupeve parlamentare.

“Është paska e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit, kur për debat për tri vjet të qeverisës ka aq pak deputetët në sallë, e lërë me të mendohet për një situatë e cila do të nënkuptonte përfundimin e punës së legjislaturës së tetë, përderisa nuk janë kryer të gjitha pikat, ka shumë pak pika të patrajtuara”, th Kusari-Lila.

E për të relaksuar ditën e fundit të javës së punës në kuvendin e Kosovës, Dimal Basha, iu afrua deputetit Besnik Tahiri me të qeshura për të mos thirr debatin e radhës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Ish-opozita kërkon heqjen e tarifës 10% ndaj ShBA-së – Qeveria pa qëndrim zyrtar

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Rasti i Pjetër Shalës – Të hënën shqiptohet vendimi i Gjykatës së Apelit

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Incident pas finales, Enrique sulmon brazilianin Pedron

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Cole Palmer shpallet më i miri

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Chelsea triumfon në Botërorin e klubeve

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Xhaka drejtë Arabisë Saudite, ka marrëveshje me Neom SC

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Drita mbanë stërvitjen e parë në Luksemburg

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X