TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

by TËVË 1
8 muaj ago
0
A A
Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Diplomati amerikan Christopher Hill, i njohur për rolin e tij në negociatat e paqes për Kosovën në fund të viteve ’90, ka dëshmuar për tre ditë me radhë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në dëshminë e tij, Hill u ndal gjerësisht në rolin e Thaçit gjatë kohës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në konferencën e Rambujesë, duke theksuar se përshtypja e tij ishte që Thaçi nuk ishte një figurë kryesore vendimmarrëse brenda UÇK-së.

Ai po ashtu shtoi se, sipas vlerësimit të tij, UÇK-ja nuk kishte një strukturë të qartë hierarkike, megjithëse përpiqej t’i paraqitej komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, si një organizatë e organizuar ushtarakisht dhe politikisht.

I pyetur nga gjykatësit për takimet e tij me Sllobodan Millosheviqin, Hill tha se ish-presidenti serb ishte i shqetësuar që SHBA-ja po afrohej me UÇK-në, ndërsa, sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë nga delegacioni shqiptar i rrëzoi pretendimet e Millosheviqit se shqiptarët nuk mund të bashkoheshin rreth një platforme të përbashkët politike.

Hill gjithashtu sqaroi se nuk kishte informacione që Thaçi të ketë qenë i përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm apo në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë luftës.

Ai theksoi se nuk e konsideronte Thaçin si një nga themeluesit e UÇK-së dhe se nuk kishte njohuri të qarta se kush i lëshonte komunikatat e organizatës në atë kohë.

Me përfundimin e ditës së tretë të dëshmisë, përmbyllet paraqitja e Christopher Hill në këtë proces gjyqësor, ku ai dha një pasqyrë të rolit të SHBA-së në negociatat e paqes dhe të perceptimeve të tij për strukturën dhe funksionimin e UÇK-së në periudhën e luftës. /teve1.info/

Tags: Christopher Hillgjykimi në HagëHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën