TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Krejt bota duhet me ni para meje”, Sami Kurteshi thotë se nuk është në dijeni për aktakuzën ndaj tij

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Krejt bota duhet me ni para meje”, Sami Kurteshi thotë se nuk është në dijeni për aktakuzën ndaj tij

“Jo, prej juve po nij, me gjasë qashtu shkon, krejt bota duhet me ni përpara sesa personi i cili është i prekur”, deklaroi Kurteshi, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së publikuar, Kurteshi akuzohet se më 25 gusht 2021, në selinë e KQZ-së, i ishte drejtuar të dëmtuarit Adnon Berisha me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet atëherë Kurteshi e kapë për krahu atë duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.

Më pas, në këtë prononcim, Kurteshi tha se nuk mund të deklarohet për gjëra që janë të panjohura për të.

“Unë nuk mund të deklaroj dhe të deklarohem për gjëra të panjohura për mua”, shtoi Kurteshi.

Aktakuza e publikuar nga Betimi për drejtësi rezulton të jetë përpiluar më 21 dhjetor 2021.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sami Kurteshi po akuzohet se më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha.

Aktakuza thotë derisa i dëmtuari Berisha ishte duke iu shërbyer me kafe dhe pa maskë të vendosur fillimisht i pandehuri i drejtohet me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet atëherë i pandehuri Kurteshi e kap për krahu të dëmtuarin duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.

Me këtë, Kurteshi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulm” nga neni 184, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Ndryshe, më 25 gusht 2021 ishte raportuar se Policia e Kosovës (PK) ka nisur hetimet ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si i dyshuar se ka sulmuar një person.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është një hetim për rastin “sulm”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, atë ditë ishte raportuar se Kurteshi ka pasur konflikt fizik me një punëtor të KQZ-së për shkak se mosbartjes së maskës. Këtë gjë, Kurteshi e kishte mohuar duke thënë se raportimet e mediave janë gënjeshtra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Taksisti 55-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda veturës së tij në Prizren, policia nis hetimet

​Drejtori i AKI-së viziton KOSTT, diskutojnë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

KB Trepça synon debutim pozitiv në Ligën e Kampionëve

Duele derbi në basketbollin e Kosovës

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

ENBL, Peja humb ndeshjen me rezultat zyrtar

Loci largohet nga Rahoveci 029

Loci largohet nga Rahoveci 029

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën