TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi thotë se të bijtë e dy martirëve po e lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi thotë se të bijtë e dy martirëve po e lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se bijtë e dy martirëve, po detyrohen ta lëshojnë Kosovën për shkak të keqqeverisjes.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se bëhet fjalë për Bekim Prendin, i biri i Viktor Prendit nga fshati Korenicë e Gjakovës si dhe për Domenik Prendi, të birin e Sokol Prendit.

“Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Domeniku, po ashtu djalë martiri, i cili ka bërë gati valixhet për të emigruar në SHBA. Palina, nëna e Domenikut e gruaja e martirit të Kosovës, Sokol Prendi, është tejet e pikëlluar dhe e zhgënjyer me atë që po ndodhë me rininë dhe familjen e saj”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Krasniqi tha se të rinjtë po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim.

Sipas tij, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze.

“Në luftën e fundit në Kosovë, familja Prendi i ka dhënë 10 martirë Kosovës, pesë prej të cilëve vëllezër, djemtë e Nanës Zojë Prendi, të cilët u masakruan në Mejë të Gjakovës. Sot, të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim. Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor”, tha ai.

Në fund, Krasniqi shtoi se koha është për rikthim të punës, zhvillimet e qeverisjes së mirë.

“Koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë!”, përfundoi ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Baraliu: Qëllimi i Serbisë është që të ndikojë në trevat shqiptare, për këtë arsye po tentohet të hapet konsullata e Serbisë në Shkodër

Baraliu: Qëllimi i Serbisë është që të ndikojë në trevat shqiptare, për këtë arsye po tentohet të hapet konsullata e Serbisë në Shkodër

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka kryer të premten një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Sportisti shqiptar shfaq shqiponjën dykrenare në Beograd

Sportisti shqiptar shfaq shqiponjën dykrenare në Beograd

Zyrtare: Mario Mitaj prezantohet në Seria A, moment historik për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Zyrtare: Mario Mitaj prezantohet në Seria A, moment historik për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka kryer të premten një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 1.4 milionë euro për pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 1.4 milionë euro për pakon e Ringjalljes Ekonomike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën