Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Krasniqi ka bërë të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të Kosovës.
“Mirë se erdhët në Kosovë, Ambasador, dhe suksese në misionin tuaj të ri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./teve1.info/







