TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Takimi i të hënës është për Asociacionin, jo për njohje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, është takim për Asociacionin e jo për njohje.

Krasniqi ka thënë se takimi i së hënës do të shënojë fillimin e një faze të re të dialogut, në të cilët njohja reciproke nuk do të jetë më temë diskutimi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pranuar planin  franko-gjerman nga i cili sipas tij, Kosova nuk përfiton asgjë.

“Pavarësisht nga takimi i së hënës, qeveria, tashmë publikisht, e ka pranuar planin e propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, nga ajo që është parë deri tash, plani në vetvete nuk përmban pothuajse asnjë përfitim konkret për Kosovën. Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa njohja e ndërsjellë është jashtë çdo diskutimi. Për më keq, nga deklaratat publike të zyrtarëve ndërkombëtarë, shihet qartë se fokusi nuk është në arritjen e objektivave të lartëcekura, por është në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra, takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje. Sepse, qeveria, me paaftësinë e saj, e ka degraduar dialogun nga arritja e qëllimit të marrëveshjes finale me njohje në qendër, në marrëveshje kalimtare me Asociacionin në qendër”, ka shkruar Krasniqi, raporton teve1.info.

Të hënën në Bruksel do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas agjendës që ka publikuar BE, Borrell e Lajçak do të kenë takime ndaras me Kurtit e Vuçiqin e më pa do të zhvillohet edhe një takim i përbashkët./teve1.info/

 

Tags: BEMemli Krasniqitakimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën