tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Krasniqi: S’ka informata për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha të mërkurën se ende nuk ka ndonjë informacion se qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve të komunave të tyre përkatëse përmes peticionit.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë të mërkurën, Krasniqi, megjithatë i mbështeti kryetarët e tanishëm ta përfundojnë mandatin e tyre katërvjeçar.

“Çka është me rëndësi është se kryetarët po vazhdojnë të punojnë dhe si Qeveri jemi në mbështetje të vazhdueshme të kryetarëve që ata ta përmbushin mandatin e tyre si kryetar”, tha Krasniqi.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë tani, të cilët e morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan dhe kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve, por dëshiron ta bëjë këtë vetëm përmes një udhëzimi administrativ i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e trupit votues në komunën e caktuar, që më pas të mund të shtyhet përpara. Nëse plotësohen të gjitha hapat e kërkuar me udhëzimin administrativ, – i cili u publikua në shtator – atëherë mbahet votimi për largimin e kryetarit të komunës.

Për largimin e kryetarit kërkohen 50 për qind +1 votë e qytetarëve në listën e votuesve. Më pas, shpallen zgjedhjet e reja.

Më 13 tetor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës.

Në shtator, Krasniqi tha se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe “është kërkesë vetëm e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes udhëzimit të ri administrativ.

Por, prej atëherë gjërat ndryshuan dhe gjendja vetëm sa u tensionua edhe më shumë, pasi Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe më vonë nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë e sulmit.

Më 12 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që të iniciojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. /rel

Rrahmani: Paga 7 mijë e 500 euro për këshilltarin Jakupi, s’është modeste

30/11/2023

Rrahmani: Nagavci po mban një udhëzim administrativ të jashtëligjshëm i cili po diskriminon vajzat në Kosovë

30/11/2023

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

30/11/2023

Nga një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikim të parave

30/11/2023

Krasniqi: Trendafilova dy herë anuloi vizitën, kësaj radhe shteti i ofroi siguri

30/11/2023

Dhuna në protestën e thirrur nga PSD, Arifi: Ata policë duhet të turpërohen

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.