TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit është pjesë e një “puçi institucional”, prapa qëndron Blerim Isufaj

by TËVË 1
11 muaj ago
1
A A
Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit është pjesë e një “puçi institucional”, prapa qëndron Blerim Isufaj

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi, ka reaguar ndaj votimit për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke e cilësuar këtë proces si një përpjekje të organizuar për marrje të paligjshme të kontrollit mbi Prokurorinë e Shtetit.

Sipas tij, propozimi për shkarkimin e Kelmendit “bazohet në energjinë e qartë të një puçi institucional” dhe përbën tentativë për vendimmarrje të jashtëligjshme brenda sistemit prokurorial.

Krasniqi tha se sipas informacioneve të paraqitura edhe gjatë takimit të KPK-së, prapa këtij veprimi qëndron kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“U tha qartë në mbledhje — mbrapa gjithë këtij planifikimi dhe organizimi qëndron zoti Isufaj”, deklaroi ai.

Ai theksoi se largimi i pesë anëtarëve nga mbledhja e KPK-së nuk ishte bojkot, por një veprim i domosdoshëm për të parandaluar miratimin e një vendimi të paligjshëm, i cili sipas tij do t’i shkaktonte dëm të rëndë sistemit prokurorial.

Gjatë konferencës për media, Krasniqi tha se situata ka marrë përmasa serioze dhe kërkoi nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës të vlerësojë sigurinë juridike në vend.

Ai gjithashtu kërkoi që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e anëtarëve të pranishëm në konferencë.

“Kjo situatë dëshmon se largimi i pesë anëtarëve nuk ka qenë bojkot apo sabotim, por një ndërhyrje e domosodoshme për të mbrojtur ligjin dhe për të parandaluar një vendim të paligjshëm i cili do t’i shkaktonte dëm serioz sistemit prokurorial”, tha ai.

Tags: Besim KelmendiKPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

“Mesditë”- 09.10.2026

“Mesditë”- 09.10.2026

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën