Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dakordimit për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se kjo marrëveshje është është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin sipas tij do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë.
“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit.
“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar ai.