TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Qeveria të largojë barrikadat, nuk mund të bëhen pjesë e përditshmërisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Në të kundërtën sipas Krasniqit, Qeveria duhet të deklarohet e paaftë për të qeverisur me vendin.

Kryetari i PDK-së, Krasniqi në një prononcim për KosovaPress, ka kërkuar nga Qeveria largimin e barrikadave nga veriu sa më parë.

Krasniqi duke u shprehur i shqetësuar për rrethanat e krijuara në veri, ka thënë se PDK ka kërkesë të qartë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“PDK ka qenë e qartë në kërkesën dhe ftesën e saj ndaj bashkërisë ndërkombëtare, që t’i denoncojë veprimet anti-shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtarë në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Kjo do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai.

Ai theksoi se PDK tash e sa ditë ka kërkuar nga Qeveria heqjen e barrikadave.

“Nuk guxon që barrikadat të kthehen në normalitet, nuk mund të bëhen barrikadat pjesë e përditshmërisë, sepse qëllimi i bandave kriminale që i kontrollon presidenti serb Vuçiq që po i shtojnë këto barrikada dita ditës, është që këto të bëhen normaliteti i ri në veri. Do të ishte dështim i qeverisë dhe institucioneve udhëheqëse të vendit tonë nëse dorëzohen para kësaj qasje”, tha ai.

Sipas Krasniqit, po të kishte një insistim më të madh dhe më serioz të qeverisë do të rezultonte me heqjen e barrikadave.

“Jam i sigurt që një insistim serioz më i madh i qeverisë dhe i kryeministrit Albin Kurti në raport edhe me partnerët ndërkombëtar, në radhë të parë me KFOR-in, deri tash do të duhej të jepte rezultatet e veta. Ka disa ditë që kanë thënë: “Po presim pak”, u bë shumë, mund të bëhet tepër, por një ditë do të jetë vonë. Dhe ne do të vijmë një ditë që s’kemi me pasur mundësi me kthyer normalitetin që e kemi, e atëherë përgjegjësia do të jetë vetëm e qeverisë”, thotë ai.

Ndërsa, tash e nëntë ditë janë vendosur barrikadat në veri të vendit dhe janë mbyllur dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Tags: barrikadatMemli KrasniqiQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën