TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Procesi i numërimit në Mitrovicë u pengua nga ndërhyrje kriminale dhe politike

by TËVË 1
11 muaj ago
5
A A
Krasniqi: Procesi i numërimit në Mitrovicë u pengua nga ndërhyrje kriminale dhe politike

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar lidhur me ndalimin e numërimit të votave në Mitrovicë,

Sipas tij, një ndërmarrje e koordinuar nga një parti politike, me ndihmën e disa individëve të tjerë dhe përfaqësuesve të saj në KQZ, ka tentuar të pengojë numërimin e votave dhe të manipulojë rezultatin zgjedhor.

Në një deklaratë të gjatë në Facebook, Krasniqi ka akuzuar kryeprokurorin Njazi Rexha – bashkëshort i asamblesistës së PDK-së, Nafije Rexha – për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në proces.

“Mbrëmë isha dëshmitar i një ndërmarrje të organizuar kriminale nga një parti, e ndihmuar nga të tjerat, që orkestronte bashkë me anëtarët e saj në KQZ, me hetues që pa asnjë autorizim ligjor nga prokurori bllokuan numërimin dhe futën duart në materiale zgjedhore”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka treguar se Rexha ka urdhëruar largimin e prokurorit të rastit pa asnjë koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit dhe koordinatoren nacionale për zgjedhje.

Krasniqi shton se Rexha e ka pranuar largimin e prokurorit për shkak të mbiemrit të njëjtë me Faton Pecin, pa dhënë bazë ligjore për këtë vendim.

Sipas Krasniqit, ndërhyrjet kanë përfshirë komunikime të vazhdueshme me anëtarin e PDK-së në KQZ dhe kanë kulmuar me urdhrin e Rexhës për ndërprerjen e procesit të numërimit në mesnatë, duke injoruar deklaratat dhe sqarimet e KQZ-së dhe ekspertëve të saj.

“Është mese urgjente që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ndaj zyrtarëve të lartcekur institucional të përfshirë në veprimet e tilla antiligjore dhe me prapavijë të qartë politike që kontribuuan me vetëdije dhe planifikim në kryerjen e dyshuar të veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, falsifikimin e rezultateve të votimit dhe cenimin e rendit kushtetues”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim vjen në një kohë kur Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të dyshimeve për manipulim të procesit zgjedhor.

Tags: Procesi i numërimit në MitrovicëTeve1VVzgjedhjet lokale
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Gjykimi për vrasjen e Muhamet Likës – një natë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela i iku policisë

Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë

Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Reutlingen të Gjermanisë

Drejtuesit e AI-së e informojnë OKB-në për rreziqet ndaj sigurisë globale

Drejtuesit e AI-së e informojnë OKB-në për rreziqet ndaj sigurisë globale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën