TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi për publikimin e Pulsit Publik, kjo Qeveri nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të sotëm të Pulsit Publik të realizuar nga UNDP ku thuhet se 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës.

Krasniqi në Facebook  tha se qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit sepse sipas tij, kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

Teksa tha se kjo dëshmon edhe një herë urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili  siç tha ai, nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë.

“Rruga e rrezikshme në të cilën kjo Qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë: Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale. 78% e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.”, tha ai.

Tutje Krasniqi theksoi se kjo pakënaqësi vjen edhe pas sanksioneve nga aleatët ndërkombëtarë.

“Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht.Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik”, tha tutje ai.

Ndryshe, Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1300 qytetarë. Ajo tha se “në krahasim me sondazhet tjera, kemi parë një dallim, varfëria dhe papunësia kanë qenë problematikat më të mëdha, inflacioni ka qenë problematika e tretë. 23.5 për qind kanë pretenduar se ende mendojnë që korrupsioni është prezent në Kosovë, 32.7 besojnë se situata në Kosovë mund të ndryshojë”./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Deputeti serb, Boskoviq akuzon Vuçiq: Kërkoi nga KFOR-i të lejojë grupin e Radoiçiqit të kalojë pa pengesa që shqiptarët të mos i vrasin

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në 1/16 e Conference League

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në 1/16 e Conference League

Kosova të hënën mëson kundërshtarët në rrugën drejt FIBA EuroBasket 2029

Elita e basketbollit me shumë sfida në vikend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën