Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.
Sipas Krasniqit, në takim u bisedua për raportet mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
“Pata kënaqësinë të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, ku diskutuam për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral. Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme”, tha ai.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, tha tutje Krasniqi./teve1.info./