TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi në 1 vjetorin e zgjedhjeve lokale: PDK do të realizojë premtimet e dhëna para qytetarëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK-ja prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Krasniqi ka thënë se PDK po bashkëqeverisë me sukses në 18 komuna të Kosovës, përfshirë shtatë qytetet kryesore.

“Sot janë bërë një vit nga fitorja e vlefshme e PDK-së në zgjedhjet lokale. Sot, bashkëqeverisim me sukses në 18 komuna, duke përfshirë 7 qytetet kryesore të Kosovës, dhe në çdo komunë Partia Demokratike e Kosovës është alternativa më e besueshme e qytetarëve në transformimin pozitiv të komunave të tyre. Tetë kryetarë të komunave, nëntë kryesues të kuvendeve komunale, 206 asamblistë dhe 99 drejtorë të PDK-së janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës ditë dhe natë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe vendbanimet ku ata jetojnë”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se PDK është partia me më së shumti gra asambliste dhe drejtore departamentesh në komunat e Kosovës – duke i qëndruar besnik vizionit dhe vendimit qe kanë marrë për arritjen e aspiratës për fuqizim të grave dhe përfaqësim të barabartë në vendimmarrje, 50/50.

Krasniqi ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për refuzim të ndihmës për komunat ku ata qeverisin.

“Përkundër refuzimit të nivelit qendror për të ndihmuar me fonde komunat ku ne qeverisim, kryetarët tanë janë duke bërë punë shembullore me qeverisje të mirë, besueshmëri, transparencë e llogaridhënie, duke qenë afër qytetarëve me projekte dhe politika konkrete që prekin jetën e tyre”, ka shkruar ai.

Më tutje, kryetari i PDK-së ka thënë se në vitin e parë, nëpër komunat ku ata qeverisin, janë trashëguar shumë sfida.

“Megjithatë, ky ishte vetëm viti i parë dhe shumë prej komunave kanë trashëguar projekte e sfida nga e kaluara. Prandaj, në vitin e dytë të qeverisjes, me miratimin e buxheteve të reja nëpër komuna, investimet dhe projektet me qytetarët në qendër do të rriten në secilën komunë ku ne qeverisim apo bashkëqeverisim. Besimin e qytetarëve e kemi fituar mbi këtë parim themelor: për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të ndryshuar për të mirë jetën e tyre dhe vendet ku ata jetojnë. E kemi për detyrë dhe obligim që ta përmbushim këtë mision deri në realizimin e premtimit të fundit që e kemi dhënë para tyre. Bashkë me qytetarët do ta arrijmë këtë”, ka përfunduar Memli Krasniqi. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën