TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Ky vit do të përcaktojë shumë gjëra për Lojërat Mesdhetare

by Tëvë1
1 vit ago
30
A A
Krasniqi: Ky vit do të përcaktojë shumë gjëra për Lojërat Mesdhetare

Ka kaluar gati një vit e gjysmë prej kur Kosova e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030. Kjo ngjarje e madhe sportive do të bëjë bashkë në Kosovë 26 shtete të botës.

Për organizmin e tyre, shtetit i Kosovës është zotuar se do të investojë 250 milionë euro në ndërtimin e infrastrukturës sportive, por ka frikë se nuk po bëhen hapat e duhur në këtë drejtim.

Ndërkaq, shpresohet që viti 2025 të jetë vit kur do të bëhen hapa konkret në ndërtimin e infrastrukturës sportive.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi thotë se ky vit duhet të jetë ai që do të përcaktojë rrjedhën e punëve që duhet të kryhen në funksion të përgatitjeve për këtë ngjarje të madhe sportive.

“Unë besoj që jemi në rrugën e duhur, tashmë ligji është bërë dhe besoj që shumë shpejtë do të formohet edhe Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare dhe do të fillojmë menjëherë me fillimin e procedurës së ndërtimit të objekteve, përcaktimit të vendeve, futjes në punë të njerëzve që do të jenë kompetent në punën e mëtejme për Lojërat Mesdhetare. Besoj që jemi në kohë, dhe vitit 2025 është një vit që do të përcaktojë shumë gjëra për Lojërat Mesdhetare”, thotë Krasniqi.

Por ai pranon se ka frikë që koha po ikën shpejtë dhe bën thirrje për mobilizim shtetëror për të kryer punët që duhen në infrastrukturën sportive sepse, siç thotë ai, Lojërat Mesdhetare janë interes kombëtar.

“Ne i frikësohemi kohës dhe çdo minutë duhet ta kursejmë sepse sa më shumë që humbasim kohë, atëherë do të jetë edhe më i vështirë organizimi i Lojërave Mesdhetare. Ky është interes kombëtar dhe duhet të gjithë të bashkohemi kur janë në pyetje Lojërat Mesdhetare dhe të fokusohemi në organizimin e tyre.”, shton Krasniqi.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj konsideron se Ligji për Lojërat Mesdhetare do të krijojë më shumë lehtësira dhe sipas tij deri në vitin 2029 do të bëhen shumë investime në lehtësira sportive.

“Nuk ka vonesa të mëdha, tani veçse është krijuar një grup, një organizim tre palësh në mënyrë që të organizohen Lojërat Mesdhetare, merr pjesë Komuna e Prishtinës, Komiteti Olimpik dhe Qeveria e Kosovës…Në bazë të ligjit pastaj jepen edhe disa përparësi dhe tejkalohen disa ligje të tjera sepse është ligj special për Lojërat Mesdhetare dhe në vitet e ardhshme, deri në vitin 2029 ne duhet të investojmë në fasilitete sportive, pra pritet të investohen diku rreth 500 milionë euro në tërësi”, thotë Zogaj.

Thirrje për të evituar çdo neglizhencë apo vonesë që do të rrezikonte mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë, ka bërë ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ai thotë se askush “nuk do të duhej të guxonte që të mos i kryej punët që i ka në përgjegjësi” sepse sipas tij, kjo është ngjarje jetike për sportin kosovar.

“Duke marrë parasysh rëndësinë që kanë organizimi i Lojërave Mesdhetare për imazhin e shtetit, të mos flasim për ne qe jemi nëpër federata, sa është e rëndësishme për sportistët tanë dhe jo vetëm për sportistët por edhe për trajnerët e administratorët, përvoja që fitohet këtu jam i bindur që askush nuk guxon dhe nuk e ka kurajën që të mos e kryejë punën dhe obligimin që e ka për t’u organizuar dhe ndërtuar gjithë infrastruktura në kohë për t’u mbajtur Lojërat Mesdhetare këtu në Kosovë. Nuk guxon ta bëjë askush sepse do të dënohet nga vet qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos nga sportistët”, ka theksuar Hasani.

Stadiumi kombëtar, kompleksi i pishinave olimpike, stadiumi i atletikës, fshati olimpik dhe shumë objekte të tjera të infrastrukturës sportive janë të parapara që të ndërtohen në Kosovë deri në vitin 2030, atëherë kur do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”./kp

 

 

 

Share4Tweet3

Postime të ngjashme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Novobërdë

Aktakuzë ndaj 7 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

E akuzuara për falsifikim parash dënohet me 10 muaj burg pas marrëveshjes për pranim fajësie

Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi tregon kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Gjendet automjeti i raportuar si i vjedhur në Novobërdë

Aktakuzë ndaj 7 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

E akuzuara për falsifikim parash dënohet me 10 muaj burg pas marrëveshjes për pranim fajësie

Aktivistët e Flotiljes Sumud protestojnë në Bruksel kundër lidhjeve BE-Izrael

Aktivistët e Flotiljes Sumud protestojnë në Bruksel kundër lidhjeve BE-Izrael

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

“Nëse Ukraina digjet, Moska juaj do të digjet”, paralajmëron Zelensky pas sulmeve masive

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve

Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

Kryeministri pakistanez nënshkruan Memorandumin SHBA–Iran në rolin e ndërmjetësuesit

Kryeministri pakistanez nënshkruan Memorandumin SHBA–Iran në rolin e ndërmjetësuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën