TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi Kurtit për pagat e mësimdhënësve: Në vend se t’u ndihmosh, po u hakmerresh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Kransiqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e politikave lehtësuese në këtë situatë. Madje ai tha se Qeveria në vend të kësaj, po zbaton masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë duke ua ndalur pagat për shkak të grevës.

I pari i PDK-së, vendimin e Qeverisë e ka krahasuar me veprimet e regjimit në kohën e okupimit serb gjatë masave të dhunshme të vitete të 90-a.

“E përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës. Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, sot ministri i financave do të duhej të dilte me masa ekonomike e iniciativa konkrete për t’ua lehtësuar të gjithë qytetarëve, përfshirë mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë, ballafaqimin me depresionin ekonomik që vetëm po rritet.

“Por, ai doli për ta luajtur rolin e ndëshkuesit, ndëshkim me të cilin regjimi i Albin Kurtit po demonstron vullnetin për t’u hakmarrë ndaj atyre që refuzojnë t’i nënshtrohen dhe të mbyllin gojën, sytë dhe veshët përballë kësaj situate të rëndë. Me këtë qasje, qeverisja depresive e Albin Kurtit, po provon ta grabisë në mënyrë represive të drejtën e mësimdhënësve e shërbyesve civilë për të jetuar dinjitetshëm. Kjo e drejtë nuk mund t’iu mohohet as mësimdhënësve, as askujt tjetër. Prandaj, zgjidhje është dialogu e jo hakmarrja”, ka shkruar më tej Krasniqi.

Në fund, ai ka theksuar se fytyra e qeverisjes së Kosovës së pavarur e demokratike nuk duhet të jetë, siç e ka quajtur ai, qeverisja depresive e represive.

“Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi. Kjo situatë kërkon masa lehtësuese për gjendjen, jo masa ndëshkuese për mësuesit”, ka theksuar ai në fund.

Sot, ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave,  autogol diplomatik

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave, autogol diplomatik

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Ukraina nënshkruan marrëveshje për blerjen e 100 avionëve luftarakë Rafale nga Franca

Ukraina nënshkruan marrëveshje për blerjen e 100 avionëve luftarakë Rafale nga Franca

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Dhjetëra pelegrinë indianë vdesin në një aksident në Arabinë Saudite

Dhjetëra pelegrinë indianë vdesin në një aksident në Arabinë Saudite

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave,  autogol diplomatik

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave, autogol diplomatik

Rendi i ditës së konventës së PDK-së

Rendi i ditës së konventës së PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën