TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi

by teve1
1 vit ago
7
A A
Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore.

Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.

Krasniqi kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.

“Zotëri Kurti do të duhej t’i përgjigjej kërkesës. Nëse s’ka çka të fsheh dhe për çka të frikësohet ai do të duhej të jepte një shembull, pasi ka qenë njeriu i cili katër vite më parë fushatën e ka quajtur punë dhe drejtësi. Drejtësia është kjo. Drejtësia duhet të jetë e pandikuar, pavarur dhe verbër. Në këtë kuadër secili zyrtarë dhe kryeministri është shefi i ekzekutivit duhet të jepte shembullin e vet që është kontribut ndaj një drejtësie të tillë… 03:35 Unë personalisht nuk e di nëse ka pasur ndonjë rast të tillë. Nëse ka pasur raste të tilla deri tash do të diheshin”, thekson ai.

Sipas tij,letër-këmbimi me NATO-n, i ish kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi nuk ndalon prezencën e FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe, mirëpo nevojitet vetëm darkodim me misionin e NATO-s në Kosovë.

Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n përçka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.

“Kjo është një qasje jashtëzakonisht e ulët e kryeministrit kur mundohet si me thënë me bërë elefant prej një miu të vogël. Kjo as s’ka qenë e fshehtë dhe as s’ka qenë befasuese kur e ka pa ai dhe as e panjohur. Ne është dashur të kemi një funksionim të shtetit në raport me partnerët strategjik ndërkombëtarë si të kaluarën. Ajo letër nuk thotë asgjë më shumë sesa FSK-ja kurdo që shkon në veri shkon e koordinuar në NATO dhe pa i befasuar ata. Gënjeshtra që është munduar me krijuar zotëri Kurti me vetëdije është kinse letra thotë që FSK-ja nuk shkon në veri. Kjo është e pavërtetë pasi letra është publike…Është thënë se kurdo që dërgohen trupat duhet në koordinim…Brenda vitit 2025 do të rikuperojmë raportin e dëmtuar me NATO-n për të ndërmarrë veprime që na qojnë si hap të parë në Partneritetin për Paqe dhe më pastaj edhe në Planin Aksional për Anëtarësim”, thekson Krasniqi.

Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.

“Qeveria jonë ka dështuar pas sulmit terrorist në Banjskë ku ka pasur qartësi të plotë që jo vetëm që është organizuar nga Radoiçiq, por që ka pasur dijeni dhe planifikim dhe ndihmë edhe e shtetit serb. Për mua mbetet e pashpjegueshme dhe paarsyeshme absolutisht fakti që qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të merr opinionin publik ndërkombëtarë në anën tonë dhe të nxjerrë Serbinë si fajtorin kryesor të këtij sulmi. Ka qenë një humbje e mundësisë siç janë humbur shumë mundësi të tjera. Ka qenë një situatë që është dashur të shfrytëzohet krejtësisht ndryshe”, deklaron lideri opozitarë.

Duke folur për pretendimet e qeverisë për shtrirje të sovranitetit dhe sundim të ligjit në veri, ai thotë se kreu qeveritar flet për atë pjesë të vendit vetëm në kuptimin propagandistik.

Megjithatë, e sheh të domosdoshme riintegrimin e plotë të serbëve në veri në institucionet kosovare.

“Kurti flet në kuptimin propagandistik. Sovraniteti vesfalian nuk ekziston, ndërsa ai flet pikërisht në tone të tilla kinse është i lirë që të bëjë çka do që dëshiron atje. Por një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe është faktuar disa herë tashmë…Secila punë e mirë që është bërë në këtë drejtim është mirëseardhur. Hapja e lokaleve, gjithçka është mirëseardhur. Është mirë që ka më pak kriminalitet pasi ka prezencë më të madhe policore, pasi ka pozicione statike të policisë më shumë se ka pas në të kaluarën. Këto janë të mirëseardhura dhe krejt këto i kemi përshëndet… Neve na takon si shumicë me u mundu që edhe pakicën me bërë konform në shtëpitë e tyre dhe vendet e tyre. Ajo çka është prioritet për qeverinë sot dhe qeverinë tjetër nesër është që t’i bëjë qytetarët serbë të Kosovës të ndihen si në shtëpinë e tyre”, përfundon Krasniqi./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën