TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Krerët e UÇK-së në Hagë, testament i gjallë i përpjekjeve për liri e shtet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Krerët e UÇK-së në Hagë, testament i gjallë i përpjekjeve për liri e shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 është një nga ato ditët që secili e mban mend se çfarë ka qenë duke bërë.

Në seancën solemne të Kuvendit, në nder të 25-vjetoritë të Çlirimit të Kosovës, Krasniqi tha se ajo ditë dikë e ka gjetur jashtë vendit, dikë të frikësuar apo të strehuar, por një kategori e zgjedhur e popullit e ka gjetur me pushkë në dorë, duk luftuar për çlirimin e vendit.

Konjufca tha se këta ushtarë ishin të gatshëm të vdesin për liri, duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm në rrugëtimin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari.

“12 qershori i vitit 1999 është një ato ditët që secili që kemi jetuar e mbajmë mend mirë se ku kemi qenë dhe çfarë kemi bërë atë ditë dhe kjo ditë dikë e ka gjetur jashtë Kosovës si të dëbuar dhunshëm apo nëpër kampet e refugjatëve, dikë në Kosovë të frikësuar apo duke u strehuar maleve, dikë tjetër të degtisur nëpër shtete të ndryshme të botës e disa të tjerë nëpër burgjet Serbisë, por një kategori e zgjedhur e popullit tonë kjo ditë e ka gjetur me pushkë në dorë nëpër fronet e luftës çlirimtare të gatshëm të vdesin për liri duke ndjekur shembullin e pishtarit më të ndritshëm të rrugëtimit tonë kombëtar, komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Krasniqi.

Duke kujtuar sakrificën e liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Krasniqi tha se kjo është dëshmi se liria nuk është e garantuar dhe se për të duhet luftuar dhe mbrojtur çdo ditë.

I pari i PDK-së tha se këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti.

Krasniqi u bëri thirrje atyre që të qëndrojnë të fortë, pasi sipas tij, historia kurrë nuk do të mund të ndryshohet dhe se “Dielli do të lind përsëri”.

“Këto 25 vjet na kanë mësuar se liria kurrë nuk është e garantuar dhe nuk mund të merret si e mirëqenë. Për të duhet luftuar dhe atë duhet mbrojtur çdo ditë, për të duhet punuar ndershëm e me zell që t’ua kalojmë brezave pasues trashëgiminë, e kush e di këtë gjë më mirë se ne këtu. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre në Hagë që kanë thuajse 4 dekada që luftojnë për lirinë dhe mbrojtjen e sajë, që nga protestat studentore popullore në vitet e 80-ta, celulat e para të krijimit të UÇK-së në vitet e 90-ta përpjekjet e jashtëzakonshme për pavarësi në dekadën e parë të këtij mijëvjeçari. Lufta e tyre nuk u ndal kurrë dhe beteja e tyre për lirinë tonë po vazhdon ende. Këta burra janë testament i gjallë i përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti. Ju themi se jeni heronj të luftës dhe të paqes dhe se askush me asgjë nuk mund ta ndryshojë të vërtetë, qëndroni të fortë sepse padyshim Dielli do të lind përsëri”, tha Krasniqi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën