TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Kosova humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndodhi ajo që e kishin paralajmëruar.

Sipas tij, kushtet dhe qëndrimet u shkrinë para interesave personale dhe ambicieve për pushtet të kryeministrit Kurti.

Teksa theksoi se Kosova humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin.

“Ajo që kishim paralajmëruar edhe ndodhi. Kushtet dhe qëndrimet u shkrinë para interesave personale dhe ambicieve për pushtet të Kryeministrit Kurti. Kosova humbi njohjen dhe fitoi asociacionin.  Duhet thënë zëshëm dhe qartë: tashmë është edhe zyrtarisht evidente se propozimi evropian nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, si kriter kryesor për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe hapjen e perspektivës evropiane për shtetit tonë.  Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE”, tha ai.

Tutje Krasniqi në Facebook shtoi se për dy vjet me radhë, PDK-ja e ka mbështetur Kurtin në raport me Serbinë dhe e kanë inkurajuar, siç tha ai, të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë duke i ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër.

“Për dy vjet me radhë, ne e kemi mbështetur Kryeministrin Kurti në raport me Serbinë. E kemi inkurajuar që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe i kemi ofruar edhe propozime konkrete në lidhje me marrëveshjen finale me njohjen e ndërsjellë në qendër. Duke e injoruar çdo ndihmë e këshillë që ka ardhur nga ne, kokë në vete dhe në kundërshtim me interesat afatgjate të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti, përmes veprimeve dhe politikave të gabuara, degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut. Rrjedhimisht, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha ai.

Teksa shtoi se krahas rritjes së emigrimit si pasojë e keqqeverisjes, Kurti sipas tij, sonte tkurri edhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Prandaj, 27 shkurti i vitit 2023, për Kosovën, me Kryeministër Albin Kurtin, shënon një mundësi të humbur për shtetin tonë që ta përmbyllë përgjithmonë konfliktin e ngrirë me Serbinë”, shtoi ai. /teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime, rasti nën hetim

Samiti i IV i Diasporës, dekorohen disa nga personalitetet shqiptare më të spikatura në botë

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën