TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Kosova e gatshme të hapë urën, po i presim partnerët

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Kosova e gatshme të hapë urën, po i presim partnerët

Në mbledhjen e qeverisë, të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për modernizimin e Telekomit të Kosovës siç tha, shtrirjen e internetit dhe Valës në të gjitha komunat. Sipas kryeministrit, Telekomi i Kosovës tashmë ka marrëveshje me gjigantët e teknologjikë nga Suedia e Kroacia. Pas mbledhjes së qeverisë në konferencë për medie, Elbert Krasniqi ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se do t’i mbyllin të gjitha komunat paralele serbe në veri, ndërkaq sipas tij, Ura e Ibrit duhet të hapët por që janë në pritje nga ndërkombëtarët. Ndërsa ministri Liburn Aliu foli për raportimet se kanë filluar hetimet nga Prokuroria Speciale, ndaj tij për rastin e ambalazhuesve, si dhe aksionet për mbrojtjen e mjedisit që i ka marrë ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të mërkurën përsëri thirri mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri në fjalën hyrëse foli për blerjen e objekteve të ambasadave në Itali, Turqi e Kanada, si dhe pjesëmarrjen në procesin e Berlinit, ku edhe ka nënshkruajtur marrëveshje te reja.

Tutje Kurti përmendi edhe ndryshimet që janë duke u bërë në Telekomin e Kosovës.

“Duke e mbështetur me kredi, operatorin publik e nxorrëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigantët e teknologjisë nga Suedia dhe Kroacia, po i modernizon shërbimet e telefonisë mobile me 4 g dhe 5 g në tërë vendin tonë”, tha Kurti.

Në këtë mbledhje me 11 pika të rendit të ditës, u votua projekt-ligji për agjencinë e menaxhimit të emergjencave.

Pas mbledhjes, në konferencë për medie, dolën dy ministrat, Elbert Krasniqi nga MAPL-ja, dhe Liburn Aliu i ministrisë së Mjedisit të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Krasniqi u pyet për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

“Nuk ka asnjë arsyeje që kjo urë të vazhdoi të jetë e mbyllur, së paku jo në aspektin e komunikimeve të komuniteteve në këto dy pjesë të qytetit. Tashmë qytetarët kalojnë në pjesën jugore, dhe ata nga jugu kalojnë në pjesën veriore. Situata është e qetë. Hapja e urës nuk do të kishte asnjë ndikim”, tha Krasniqi.

I pyetur nga Tëvë1 për dy drejtori të strukturave paralele serbe që po operojnë në veri të Mitrovicës për të cilat raportoi televizioni ekskluzivisht, ai tha se do të merren masa.

“Nuk kam çfarë të shtoi pos që në Kosovë nuk ka hapësirë për asnjë institucione paralel. Ato do të mbyllen që të gjitha”, tha ai.

E ministri Liburn Aliu u pyet për raportimet që prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj tij për rastin e faljes së borxheve ndaj ambalazhuesve.

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar, në lidhje me zgjerimin e hetimeve. Është informacion që ka dalë nga mediet dhe potencialisht nga ai informacion që kam, unë konsideroj se mbase mund të jem pjesë e hetimit, por zyrtarisht nuk jam”, tha Aliu.

Aliu ka folur edhe për aksionet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të mjedisit.

Për çështjen e autostradës së Gjilanit dhe rrugën për Gjakovë, Aliu ka thënë se janë projekte me probleme “por ka një progres të madh”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Mashtrimi me kriptovaluta prej 12 mijë eurosh, një muaj paraburgim për dy të pandehurit në Ferizaj

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Sveçla takon homologun turk në Stamboll, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Rubio thotë se SHBA-ja pret përgjigjen e Iranit të premten

Rubio thotë se SHBA-ja pret përgjigjen e Iranit të premten

Sulmet izraelite vrasin nëntë persona në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Të paktën 10 persona të vrarë në sulmet e reja izraelite në Liban

Moti i keq përfshin Vlorën, erërat e forta rrëzojnë disa pemë

Moti i keq përfshin Vlorën, erërat e forta rrëzojnë disa pemë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën