Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar Betejën e Koshares të 24 vjetëve më parë ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.
Krasniqi ka shkruar se kjo betejë i dha fund ndarjes së kombit shqiptar dhe forcoi shpresën te populli.
“24 vite qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, i dhanë fund ndarjes së kombit shqiptar, duke thyer kufirin Kosovë – Shqipëri”.
“Kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së – Betejës së Koshares, e cila forcoi shpresën dhe ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës”, shkroi Krasniqi.